• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët në protesta masive kundër planit për rritjen e moshës së pensionit

by Java News
29/07/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me mijëra qytetarë kanë zbritur në rrugët e disa qyteteve ruse për të shprehur zemërimin me propozimet e qeverisë për rritjen e moshës së pensionit.

“Ne duam të jetojmë me pensionet tona, jo të vdesim në punë”, shkruhej në pankartat që mbanin në duar disa prej protestuesve. Plani i ekzekutivit është që ta çojë moshën e pensionit në 65 vjeç nga 60 që është aktualisht dhe për gratë në 63 nga 55 që është sot.

Pretendohet se kjo do të ndihmojë në përballimin e situatës së krijuar nga tkurrja e krahut të punës. Por sindikatat thonë se në këtë mënyrë, njerëzit nuk do të arrijnë të jetojnë aq sa për të përfituar pensionin. Mesatarja e jetëgjatësisë tek meshkujt rusë llogaritet në vetëm 66 vjeç, ndërsa për femrat është më e lartë: 77 vjeç.

Këto statistika janë përcjellë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Protesta me leje u organizuan deri edhe në qytetet e largëta të lindjes së vendit dhe në Siberi. Edhe pse forca kryesore shtytëse pas tyre ishte Partia Komuniste Ruse, tubimeve i janë bashkuar edhe sindikatat e tregtisë dhe grupet nacionaliste.

Disa prej aktivistëve mbanin veshur kostume që personifikonin vdekjen dhe njëri kishte sjellë me vete një imitim skeleti. Këto reforma, sipas demonstruesve, janë dënim me vdekje për popullin rus. (b.an)

Next Post
ICC/ Shqiptarët Shaqiri dhe Shabani mrekullojnë në debutim

ICC/ Shqiptarët Shaqiri dhe Shabani mrekullojnë në debutim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com