• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rusët lobuan për takimin me Trump’, PD: Shkrimi, i financuar nga Rama. Kemi respektuar ligjin

by Java News
07/03/2018 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një investigimi të prestigjozes amerikane Mother Jones, ku ngriheshin dyshime lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe financimin nga kompani ruse të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA pranë republikanëve dhe Donald Trumpit.

PD e ka quajtur këtë investigim si prodhim të makinës së propagandës së Edi Ramës, që sipas partisë opizitare ka “prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike”.

Në vijimin e njoftimit PD thekson:

Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike. Shkrimi është produkt i një fushate të gjerë që ka ndërmarrë Edi Rama, të financuar nga burime të paligjshme që vijnë nga bota e krimit dhe e korrupsionit. Kjo fushatë ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit. Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesin politik të trafikut të kokainës kolumbiane.

Partia Demokratike nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetëR. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

Përpjekja e Edi Ramës dhe e mercenarëve të tij për të implikuar Partinë Demokratike është betejë shterpë. Asgjë nuk do ta largojë Partinë Demokratike nga lufta kundër drogës, krimit dhe kapjes së shtetit nga interesat kriminale. Sikurse kemi bërë çdo ditë për më shumë se katër vjet, do të vazhdojmë çdo ditë derisa kriminelët në politikë dhe në rrugë të dalin para drejtësisë.

Të gjithë ata që sot joshen nga mbrojtja dhe paratë që u jep Edi Rama për të punuar kundër interesit të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre europiane, nuk do të ketë kush t’i mbrojë nesër para drejtësisë.

Next Post
Surpriza e Bashës për 7 marsin, uron mësuesit dhe prezanton nënën e tij

Surpriza e Bashës për 7 marsin, uron mësuesit dhe prezanton nënën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon formula për Maturën 2023/ Provim për t’u pranuar në Mjekësi, ja tri risitë

Problem rrjedhja e tezave gjatë testimit/ Forcohen rregullat për Maturën Shtetërore

January 28, 2026
Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

January 28, 2026
Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

January 28, 2026

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

January 28, 2026
Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

January 28, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ismail Kadareja, shkrimtar i angazhuar komunist dhe mjeshtër i gjuhës

January 28, 2026
Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

January 28, 2026
Rekord negativ në Europë/ Eurostat: Të rinjtë shqiptarë vështirësi për të përballuar jetesën

“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

January 28, 2026
“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In