• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët heqin dorë nga Turqia, zgjedhin të pushojnë në Krime

by A R
11/09/2023 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viktor Motorin, bashkë me familjen e tij, mund të hipte në një avion dhe të mbërrinte në Krime vetëm 4 orë më pas, për t’u relaksuar e për të pushuar i qetë në apartamentin e tij të pushimeve atje. Tani i duhet të fluturojë drejt Moskës, e nga atje, të udhëtojë me tren për një ditë e gjysmë. Lufta në Ukrainë, tani mbi 18 muaj nga nisja, e ka bërë kalimin në kufi shumë më të vështirë, edhe për vetë rusët, që i tremben ndonjë sulmi nga ajri apo edhe tokësor.

Gjithsesi, kjo sipas Viktorit, është një rrugë disi më e sigurtë, për të kaluar më pas pushime në vendin e tij të preferuar, në Krime, në rajonin e Detit të Zi, të cilin Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Për shumë, siguria është faktor kryesor, sidomos pas dy sulmeve të mëdha në urën e Krimesë, që lidh rrugët e Rusisë, por edhe hekurudhat me gadishullin. Por, gjithsesi, duke marrë parasysh edhe rreziqet, Viktor Motorin udhëtoi nga qyteti Khanty-Mansiysk në perëndim të Siberisë, drejt Krimesë, vendosi që këtë udhëtim mes frikës e dëshirës për të pushuar ta bëjë bashkë me familjen e tij të re, sepse mendon që ia vlen rreziku për t’u shplodhur disa ditë.

Rusët prej dekadash i kishin hedhur sytë nga ky rajon, nga bregu i Krimesë, ndoshta që nga regjimi i carëve rusë. Dhe sot, ky rajon është zgjedhja e parë e rusëve për të pushuar, pavarësisht luftës kilometra më tutje. Por, zhurma deri këtu zor se mbërrin.

Sanksionet e perëndimit, së pari mbi fluturimet, e kanë dobësuar jashtëzakonisht shumë rublën ruse. Kështu, kostot e udhëtimit të shtetasve rusë drejt destinacioneve të tjera popullore, ndër vite të preferuara për ta, si Turqia apo Tajlanda, tashmë janë rritur dhe një paketë kushton deri në 10-fish më shumë.

Hapësira ajrore tregtare për në Krime është mbyllur që nga koha kur Rusia nisi operacionin special ushtarak në Ukrainë në shkurt 2022 dhe kjo do të thotë se nga ajo kohë e deri tani, kushdo që mendon të pushojë atje, do duhet të udhëtojë ose me makinë, për shumë gjatë, ose me tren. Në çdo rrugë që mund të zgjedhësh, pikëpyetjet janë të shumta, sidomos kur kalon mbi urën e Krimesë.

Alexei Voklov, Presidenti i Unionit Kombëtar të Mikpritjes, thotë në një intervistë se numri i turistëve në Krime, për shkak të operacionit ushtarak, vjet dhe sivjet ka rënë me 20-30%, por gjithsesi 6 apo 6,5 milionë njerëz e kanë zgjedhur edhe këtë herë si opsion të tyre për pushime.

Në të tjerë resorte ruse pranë Detit të Zi, më pak të rrezikuar nga sulmet, kërkesat janë rritur. Voklov thotë se hotelet në Sochi po punojnë në 100% të kapacitetit të tyre, madje edhe qyteti port i Novorossiysk po sheh rritje, nga 6-10% të numrit të vizitorëve e rezervimeve.

Më pak vizitorë në Krime do të thotë më shumë të tillë në Kaliningrad, në Detin Baltik apo Dagestan, rajonin verior të Kaukazit rus.

Për një çift rus, zgjedhja për të pushuar në Krime rezultoi fatale. Të dy u vranë ndërsa vajza e tyre, 14 vjeçe, mbeti e plagosur, kur makina e tyre shpërtheu teksa ata kalonin urën e Krimesë më 17 korrik, teksa udhëtonin në orët e natës për të mbërritur në bregdet, për të shmangur fluturimin. Shefi i shërbimit të sigurisë së Ukrainës, Vasil Maliuk, tha më vonë se e merrte përsipër ai përgjegjësinë për këtë sulm, por edhe sulmit të mëparshëm, atë të tetorit 2022, në të njëjtën urë.

Sulmet e forcave ukrainase, sidomos ato me dron, janë regjistruar ditët e fundit edhe në hapësirën ajrore mbi Krime. 42 madje brenda një dite të vetme. Të gjitha, siç tha Ministria ruse e Mbrojtjes apo edhe kryebashkiaku rus i Krimesë, të rrëzuara. Gjithsesi, pavarësisht luftës, disa rusë të intervistuar nga Reuters thonë se nuk shohin asnjë rrezik nga Ukraina dhe nuk i tremben luftës.

/a.r

Next Post
“Xhandarët e Zogut detyruan të zotin e shtëpisë me i dhanë kafe për s’vdekmi Bajram Currit”

"Xhandarët e Zogut detyruan të zotin e shtëpisë me i dhanë kafe për s’vdekmi Bajram Currit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In