• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët blenë reklama tek Google për të ndihmuar Trumpin

by Java News
10/10/2017 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas njoftimeve të reja të gazetës The Washington Post, operatorët rusë blenë dhjetëra mijëra dollarë reklama në motorin gjigant të kërkimeve në internet, Google vitin e kaluar në një përpjekje për të ndihmuar manjatin e pasurive të patundshme Donald Trump të fitonte presidencën amerikane.

Njerëzit me njohuri për një hetim nga kompania Google i thanë gazetës The Washington Post se kompania globale e teknologjisë zbuloi se agjentët rusë synonin të shpërndanin informacione dezinformuese rreth zgjedhjeve të vitit 2016 nëpër disa platforma të Google, duke përfshirë faqen e saj të videos në YouTube dhe programin e tij të reklamave DoubleClick, shkruan VOA.

Sipas gazetës, ky zbulimi i Google duket se tregon se reklamat nuk ishin nga i njëjti grup i lidhu me Kremlinin, i cili bleu reklama që kishin të bënin me zgjedhjet në faqen e Facebook-ut.Nuk ka pasur asnjë koment për raportin nga kompania Google apo zyrtarët amerikanë.

Zbulimi i raportuar për një lidhje ruse në operacionet e Google vjen pasi komisione të shumta të kongresit kanë muaj që hetojnë rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje, një fushatë që komuniteti i inteligjencës amerikane ka arritur në përfundimin se ishte drejtuar nga presidenti rus Vladimir Putin për të minuar demokracinë amerikane dhe ndihmoj Trumpin të mposhtë sfiduesen e tij demokrate, ish Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Përveç kësaj, Robert Mueller, ish-drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve, po kryen një hetim kriminal, për të përcaktuar nëse fushata e Trumpit bashkëpunoi në mënyrë të fshehtë me rusët gjatë sezonit zgjedhor dhe nëse presidenti Donald Trump pengoi drejtësinë duke shkarkuar nga detyra ish shefin e FBI-së, James Comey, kur ai po drejtonte hetimin e agjencisë për Rusinë përpara se ky hetim të merrej përsipër nga Mueller.

Trump ka mohuar ndonjë bashkëpunim të fushatës me Rusinë, por i tha një intervistuesi televiziv se ai po mendonte për “çështjen e Rusisë” kur vendosi të shkarkojë Comeyn në maj. Një ditë pas shkarkimit të Comeyt, Trump iu mburr dy zyrtarëve rusë në një takim të Shtëpisë së Bardhë se e kishte shkarkuar Comeyn dhe e quajti atë “një të çmendur”.Trump u tha zyrtarëve rusë: “Unë u përballa me presion të madh për shkak të Rusisë. Tani e kam zgjidhur”.

Por disa ditë më vonë, Mueller, megjithë kundërshtimet e Trumpit, u emërua për të drejtuar hetimin e pavarur penal të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Irani po zhvillon armë të shkatërrimit në masë?

Irani po zhvillon armë të shkatërrimit në masë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com