• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rumania mban zgjedhjet parlamentare, politikanët bëjnë thirrje që njerëzit të votojnë

by Ardit Rada
06/12/2020 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët në Rumani i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet të përcaktohet nëse liberalët pro-evropianë do të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.

Votuesit po zgjedhin pjesëtarët e rinj të parlamentit, një vit pasi që qeveria e minorancës e udhëhequr nga Partia Kombëtare Liberale, mori pushtetit pasi ra kabineti qeverisës i Partisë Social Demokrate.

Liberalët, të udhëhequr nga kryeministri Ludovic Orban, sipas sondazhit të fundit, kishin 28 për qind të mbështetjes popullore, ndërkaq socialdemokratët kishin 23 për qind.

Përderisa vëzhguesit presin se do të ketë dalje të ulët në zgjedhjet – dalja vlerësohet se do të jetë 40 për qind – për shkak të koronavirusit, Orban u ka bërë thirrje rumunëve që të marrin pjesë në “zgjedhjet fundamentale”.

Duke folur pasi votoi, kryeministri rumun tha se nuk ka asnjë rrezik të infektimit me koronavirus në qendrat e votimit, nëse votuesit ndjekin rregullat e higjienës.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, një aleat i Orbanit, tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që njerëzit të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Kjo është një ditë historike për të zgjedhur një parlament më të mirë që do të merret me problemet e rumunëve dhe do të bëjë ligje më të mira për Rumaninë”, tha ai pasi votoi në Bukuresht.

Rumania, një prej shteteve më të varfra të Bashkimit Evropian, fillimisht nuk kishte pasur sukses në frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Por, qeveria e Orbanit më pas ndërmori masa, ku përfshihej edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për dy muaj, me qëllim që të ulej numri i infeksioneve. Por, këto masa ndikuan në ekonominë e vendit.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 19 milionë persona, të cilët do të zgjedhin 136 senatorë dhe 329 deputetë. Rreth 4 milionë rumunë që jetojnë në Evropën Perëndimore, tradicionalisht kanë votuar për socialdemokratët. Megjithatë ende është e paqartë se sa prej tyre do të marrin pjesë në këto zgjedhje, marrë parasysh kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit. Deri më tani, 40,000 anëtarë të diasporës janë regjistruar për të votuar përmes postës./a.p

Next Post
OBSH ngre zërin: Evropa vatër e Covid

OBSH: Covidi po ikën, bëhuni gati për pandemi tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In