Anëtarja e NATO-s, Rumania, tha të dielën se e ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Rusisë me punë në Bukuresht, pas gjetjes së copëzave të një droni të ngjashëm me dronët që përdoren nga ushtria ruse.
Ushtarët rumunë gjetën të shtunën copëzat e dronit në zonën Plauru në kontin Tulcea, përgjatë kufirit me Ukrainën.
Sekretari i Shtetit Lulian Fota u takua me diplomatin rus të shtunën për t’ia përçuar “protestën e Rumanisë kundër shkeljes së hapësirës rumune”, tha më 10 shtator Ministria e Jashtme e Rumanisë.
Ajo shtoi se Fota “i kërkoi me vendosmëri palës ruse që t’i ndalë veprimet kundër popullatës dhe infrastrukturës ukrainase, përfshirë ndaljen e veprimeve që do ta kërcënonin në çfarëdo mënyre sigurinë e qytetarëve rumunë në rajon”.
/a.d