• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rumani-Shqipëri e ndoqi nga tribuna, Xhaka u penalizua nga De Biasi?

by A R
20/06/2016 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësimi i Xhani De Biazit në ndeshjen kundër Zvicrës bëri që Taulant Xhaka të tregonte nervat në stol. Nëse ishim mësuar ta shihnim grintoz përballë kundërshtarëve në mesfushë, përballë helvetëve na serviri një përplasje të shishes së ujit kur po i drejtohej pankinës.

Taulant Xhaka ka qenë në tribunë në ndeshjen e fundit të Shqipërisë në grup. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka nxjerrë asnjë njoftim rreth gjendjes së tij, mirëpo burime pranë Kombëtares kuqezi bëjnë me dije se trajneri nuk e ka pëlqyer atë shkelje të lojtarit dhe kjo ka sjellë një rebelim të mesfushorit edhe pas takimit.

Sjellje që duket se ka ndikuar në vendimin e trajnerit jo vetëm për 11-shen titullare, por edhe për të plotësuar numrin e lojtarëve që do të qëndrojnë në pankinë (qëndrojnë të gjithë të mbeturit nga lista e 23 lojtarëve të grumbulluar).

Taulant Xhaka e ka ndjekur ndeshjen për krah Burim Kukelit, i cili ka qenë i pezulluar në këtë sfidë për shkak të dy kartonëve të verdhë që ka marrë në secilën nga dy takimet e para.

Temperatura

Ditën përpara ndeshjes, në seancën e fundit stërvitore, Taulant Xhaka ka bërë vetëm nxehmjen me shokët e ekipit dhe më pas ka lënë përgatitjen. Mesfushori ka dalë nga fusha me arsyetimin se ishte me temperaturë të lartë. Burimet bëjnë të ditur se ai dy netët e fundit nuk ka ndarë dhomën me Shkëlzen Gashin, por ka fjetur në një dhomë më vete.

Pavarësisht se askush nga stafi nuk doli që ta thoshte diçka të tillë, u arsyetua në këtë mënyrë dalja e tij nga fusha. Megjithatë, zgjedhja e trajnerit që ai ta ndiqte ndeshjen nga tribuna, na rikthen edhe një herë pas në kohë tek ajo përplasje e shishes së ujit ndaj Zvicrës, si për të treguar se mes tij dhe De Biazit ka pasur “xixa” që kanë lindur nga ai veprim./Panorama/a.m.

Next Post

Gjuriç ikën nga mëndja: Serbia krenare që “shtetasit e saj nga Kosova” luajnë në Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In