Pas presionit të protestuesve, ministri i drejtësisë në Rumani Florin Iordache ka dhënë dorëheqjen. Ndërsa qeveria tërhoqi ligjin që falte zyrtarët e korruptuar manifestestuesit, vijuan protestat duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë vecanërsisht të ministrit të drejtësisë i cili ishte nismëtar i ligjit që falte zyratët e korruptuar.
“ Vendosa të jap dorëheqjen si ministër drejtësie, faleminderit’ u shpreh ai pas mbledhjes së qeverisë duke shtuar se të gjitha nismat e ndërmarra prej tij ishin ligjore dhe kushtetuese.
“Që kur erdha në këtë detyrë, kam vepruar në mënyrë ligjore për të përmirësuar disa cështje sensitive. Draft propozimet u nisën nga ministria e drejtësisë dhe tashmë janë në parlament. Pavarësisht të gjithave opinion publik nuk i konsideron të mjaftueshme dhe si pasojë unë jap dorëheqjen” u shpreh ministri.
ma.me