• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruli debaton me Bashën në mbledhje grupi: Aksioni opozitar asnjë rezultat

by A R
22/12/2016 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami i kanë kërkuar dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Lulzim Bashës të intensifikojë aksionin opozitar.

“Panorama” duke zbardhur debatin, shkruan se në mbledhjen me dyer të mbyllura, kreu i demokratëve u përball me propozime që nga bojkoti i Parlamentit dhe deri te fillimi i menjëhershëm i protestave të ngjashme me atë të 8 dhjetorit të vitit 2015.

Ish-ministri Genc Ruli kërkoi nga kreu i demokratëve Basha që të rishikojë qëndrimin që opozita duhet të mbajë në raport me Parlamentin. Sipas Rulit, Partia Demokratike i ka konsumuar të gjitha praktikat për denoncimin e qeverisë, por ato duket se nuk po japin rezultat dhe nuk po ngjallin reagimin e duhur qytetar.

Në një kohë kur qeveria vijon e qetë punën e saj sa u takon koncesioneve dhe vendimeve arbitrare, Ruli ka propozuar edhe shqyrtimin e një opsioni për largimin nga Parlamenti. Por kundër këtij vendimi kanë qenë deputetët Astrit Patozi dhe Ridvan Bode.

Sipas Patozit, opozita, ndonëse e vonuar në qëndrimin e saj, duhet të investohet e gjitha për realizimin e Reformës Zgjedhore, raporton “Panorama”.

Patozi i kërkoi Bashës që PD-ja të ndezë motorët për fushatën, përballë një qeverie që po riaktivizon persona me precedentë penalë, që të rifitojë zgjedhjet.

Ndërkohë ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh kundër bojkoteve të opozitës, pasi, sipas tij, nuk ka asgjë të re që PD-ja t’u kërkojë shqiptarëve të ngrihen në protesta. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha ka propozuar që demokratët të mos votojnë amnistinë e propozuar nga qeveria./a.m.

Next Post
Prokuroria merr paisje speciale përgjimi, 4 deputetë nën vëzhgim për vepra të rënda?

Prokuroria merr paisje speciale përgjimi, 4 deputetë nën vëzhgim për vepra të rënda?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In