• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rugby, një skuadër e gjitha me homoseksualë

by A R
30/10/2015 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kings Croos Steelers, është një skuadër e rugby-e, ndryshe nga të tjerat. Ajo përbëhet nga lojtarë homoseksualë, që së bashku kanë një mision të madh.

Kur për herë të parë, Mark Bithell dhe komplet skuadra e tij e rugbyt e përbërë nga homoseksualë u ballafaquan me një skuadër kundërshtare, ata u desh të tejkalonin edhe një ndjenjë të “pengesës mashkullore”. Për pjesën më të gjatë të jetës së tij, avokati britanik ka dëgjuar se të qenit homoseksual e bën atë më pak burrëror.

Por, qëndrimi krah më krah me bashkëlojtarët e tij homoseksualë, e bëri atë të ndihet më i lehtësuar. Së paku në fushën e sportit, njësia matëse e muskujve nuk kishte të bënte me preferencën seksuale, ishte rezultati. “Duke u rritur kisha ndoshta një ndjenjë të kompleksit të inferioritetit”, deklaroi 41-vjeçari për “CNN”, derisa përcillte 70 të rinj duke u stërvitur nën ndriçimin e fushës në lindje të Londrës, shkruan “Zëri.info”.

“Andaj, jam kënaqur duke luajtur rugby së bashku me ekipin tim të homoseksualëve kundër skuadrave me orientim tjetër seksual. Kjo për shkak se ishte dëshmi se ne ishim po aq mashkullor sa ata, dhe se ishim po aq fizikë sa ata”, u shpreh ai. Bithell ishte një prej futbollistëve të parë që iu bashkua Kings Croos Steelers, skuadra e parë e homoseksualëve në rugby, e cila këtë vit feston 20-vjetorin e themelimit.

Ajo që filloi kur gjashtë shokë u takuan në një lokal në jug të Londrës më 1995 me idenë e formimit të një skuadre rugby të përbërë nga lojtarë homoseksualë, u shndërrua në një klub me mbi 150 anëtarë, dhe tri skuadra. Steelers kanë fituar garën evropiane të rugbyt për homoseksualë, Union Cup, katër herë.

Gjak, djersë dhe lot

Sa larg kanë shkuar në 20 vitet e fundit? Derisa Kampionati botëror i rugbyt 2015 hyn në fazën finale, nuk ekziston lojtarë që kanë deklaruar publikisht se janë homoseksualë. Mirëpo, gjyqtari i njohur – homoseksual – Nigel Owens udhëhoqi tri ndeshje në fazën e grupeve dhe një çerekfinale, por nuk do të jetë i përfshirë në gjysmëfinale, në fundjavë.

Uellsiani doli publikisht më 2007 pas një beteje me depresion që e dërgoi pranë vetëvrasjes. Ai nuk është i vetëm në vuajtjet e tij, ish-kapiteni i Uellsit, Gareth Thomas u bë lojtari i parë profesionist i rugbyt që publikisht pranoi se ishte homoseksual, më 2009. Thomas, i cili u pensionua më 2011, po ashtu konsideroi vetëvrasjen pas ngarkesës së madhe që pati në familjen e tij.

“Ishte mesazh aq pozitiv për të dalë dhe folur publikisht sepse ai nuk ishte një lojtar i vjetër i rugbyt në nivelin profesionist. Për dikë të nivelit të tij për të folur publikisht në atë mënyrë ishte e mrekullueshme”, deklaroi Bithell. Së fundmi, kur rugbysti britanik, Keegan Hirst doli publikisht në gusht, u lavdërua si shembull nga mediat, dhe mori mijëra mesazhe të mbështetjes në Twitter.

Por, kur Kings Croos Steelers filluan dy dekada më parë, lojtarët homoseksualë në rugby ishin të padëgjuar.

Zëri

Next Post

E frikshme / Ky është momenti kur vriten 9 motoçiklistë me armë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

September 19, 2026
32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com