• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rudina Xhunga: Shqipëria po shkon drejt skenarit më të keq, hapja e Covid 4 nuk është lajm i mirë

by Ardit Rada
01/12/2020 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga analizoi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend, ku tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se Shqipëria po shkon drejt skenarit më të keq, hapjes së stadiumeve për pacientët e sëmurë.

Sipas gazetares Xhunga, shqiptarët treguan se mund ta mposhtin virusin vetëm nëse mbyllen totalisht, ndërsa shtoi se qeveria heziton të bëjë një karantinë të dytë, pasi i duhet të marrë borxhe për të paguar njerëzit dhe bizneset.

“Nuk mendoj se pacientët vrasin veten, se nuk kanë shtretër. Lajm i keq është se ne po afrohemi me shpejtësi drejt stadiumeve, ai që është parë si skenari më i keq dhe përfundimtar. Nuk e kisha menduar kurrë që Shqipëria do të ecte me këtë shpejtësi të madhe drejt gjëmës. Çmenduria kolektive do na marrë në qafë të gjithëve. Unë kam frikë edhe për hapjen e shkollave në vend, do doja që të mos hapeshin. Këtu do të ishte mirë që edhe baret, edhe shkollat të mbyllen. Padyshim që do të shkohet drejt një karantine të dytë, sepse shqiptarët treguan se mund t’ia dalin ndaj virusit vetëm nëse mbyllen totalisht”, u shpreh Xhunga.

Faza e dytë duket se është më agresive se e para…

Virusi duket më agresiv, më ngjitës, numrat e të shtruarve në kujdesin intensiv janë rritur dhe për këtë mjekët vunë alarmin. Turqia ka qenë vend i rëndësishëm për kurimin e pacientëve të pasur nga Shqipëria, por kufijtë po shkojnë drejt mbylljes, kështu që edhe kjo derë s’do gjendet më e hapur. Ndaj dhe kush ka frikë nga virusi, duhet të izolohet, të mos cojë fëmijët në shkollë. Unë nuk jam e sigurt nëse do ta çoj vajzën në shkollë këtë dhjetor.

E vetmja mënyrë për t’ia dalë në këtë situatë është të jemi bashkë. Nuk ndihmojnë kritikat e politikanëve. Në këtë vend askush nuk e hedh një dorë, nuk del vullnetar për të ndihmuar. Nuk zhvillohet bota pa vullnetarizëm, nuk lihen të vdesin ata që kanë probleme. Në këtë moment duhet të jemi të gjithë bashkë, që të mos shkojmë te stadiumet, se do bëhemi dhe më keq, nëse secili hedh nga një gur. Ky dhjetor i vështirë për Shqipërinë nuk pritet të lehtësohet. Hapja e Covid-4 është një sinjal i keq, i parashikuar, për të cilin nuk duhet të gëzohemi, por të tmerrohemi që nuk ja kemi dalë të kuptojmë se ky virus është ngjitës dhe duhet të respektojmë masat, por edhe të ndihmojmë sa më shumë mjekët.

Intervista e Ramës për “Forbes”, ku thotë se Shqipëria është ndër vendet më pak të prekura nga Covid-19…

Rama flet për shifra, por nuk duhet të gëzohemi me to, pasi sot i ke mirë, nesër i keq. Unë hyj te njerëzit që dua të ndihmojë në ndërgjegjësim. Po shoh një lloj hezitim të qeverisë për ta mbyllur sërish vendin, edhe për faktin se nuk e ka mundësinë të paguajë njerëzit, pasi nuk ka dhe i duhet të marrë borxh. Qeveria nuk e ka të lehtë ta mbyllë Shqipërinë në këtë moment, ashtu siç nuk e ka të lehtë edhe ta lërë hapur. Kur dal jashtë shoh qytetarë kudo, dhe e vetmja gjë që më bën të besoj se Covidi po bën kërdinë janë ambulancat dhe makinat e varrimit rrugëve./a.p

 

Next Post
Flet shqiptari që bëri vaksinën: E vendosa pasi më vdiqën prindërit nga Covid

Flet shqiptari që bëri vaksinën: E vendosa pasi më vdiqën prindërit nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezultatet e Vettingut, kreu i KPA: Proces që mbyll tranzicionin e drejtësisë në vend

Rezultatet e Vettingut, kreu i KPA: Proces që mbyll tranzicionin e drejtësisë në vend

June 17, 2026
Sezoni turistik, Policia vendos kufizime për qarkullimin deri në 15 shtator

Sezoni turistik, Policia vendos kufizime për qarkullimin deri në 15 shtator

June 17, 2026
Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

June 17, 2026
Ndryshime në Kodin Penal, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen e interesave financiare dhe luftën kundër krimit të organizuar

Ndryshime në Kodin Penal, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen e interesave financiare dhe luftën kundër krimit të organizuar

June 17, 2026
Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

June 17, 2026
G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

June 17, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

“Kam mbyllur tetë luftëra”, Trump zotohet: Do t’i jap fund konfliktit Rusi-Ukrainë

June 17, 2026
“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

Rama: Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike, po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen

June 17, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Dhunohet barbarisht çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, kallëzuan parcelat me drogë…

June 17, 2026
Inflacioni ne korrik 2.5%, shërbimet arsimore dhe ushqimet me rritjen më të lartë

Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In