• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Xhunga: Protestat që kanë kauza sjellin ndryshim, ato politike rrisin pazaret. Të rinjtë të protestojnë por mos të bëhen pis

by Ardit Rada
20/05/2020 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 thotë se rrëzimi i Teatrit dhe protestat tek Teatri janë akt politik pasi partitë kanë filluar fushatën.

Xhunga thotë se opozitës nuk i intereson të rrëzohet Rama me protesta pasi do krijonte precedent që mund t’i përsëritej asaj në pushtet, ndërkohë që shton se opozita i bashkohet protestës sepse ka për qëllim pushtetin.

“Është legjitime të kërkosh rrëzimin e pushtetit dhe ardhjen tënde në pushtet. Por nuk duhet të kesh frikë ta deklarosh. Opozita nuk është atje të degjojë zëra por t’i drejtojë zërat kundër Ramës. Sa do ia dale është punë tjetër. “- shprehet Xhunga.

Më tej gazetarja shpreh se është pro çdo proteste artistësh, qoftë edhe sikur ata të dalin aty vetëm për institucionin ku punojnë.

”Kam dalë dhe unë kam protestuar për televizionin ku punoja dhe për gazetën ku punoja. E di, mbase kur ke një kauzë dhe je me pak njerëz përreth të duket se dështove dhe i bashkohesh pa kushte atyre që të premtojnë numra. Po aty nis dështimi yt, kur mendon për numrin, jo për kauzën. Kur thua, dreqi ta marrë, vetëm ky të ikë. Ai mund të ikë, po ti nuk fiton gjë se pas tij vjen një si ai. Ndaj ndryshim sjellin vetëm protestat që kanë kauza dhe bëhen me besim e këmbëngulje. Protestat politike sjellin rritje pazari mes palësh. As përmbysje nuk sjellin. Besoni vërtet që opozita do ta rrëzoje Ramën me protesta? As i shkon ndërmend të lërë precedentin pas.

Tani Teatri u prish. Nuk është më. Kur vdes një njeri apo godinë ti nuk flet dot keq për të, vetëm mirë. Por nuk mund të shfrytëzojmë vdekjen për të vrarë të tjerë. Nuk jemi në ’98. Koha e arkivoleve në bulevard është larg. Nëse vijojmë të shahemi e rrihemi, do mbetemi tek gërmadhat në të cilat u kthye teatri me vendim shumice.

Unë nuk jam me shumicat asnjëherë, unë zgjedh të jem me më të dobëtin. Sepse kur je gazetare mbron më të dobëtin. Tani kush është më i dobëti, artistët apo Teatri.
Është një debat që nuk ndihmon më. Godina është shembur. Tani ka një premtim për një Teatër të Ri. Ndërkohë ka një premtim tjetër nga opozita që do ketë një teatër siç ishte, pra të dyja premtojnë Teatër të Ri. Rama Veliaj nxorrën projektin, Basha e Kryemadhi me siguri e kanë një plan. Tani njerëzit nuk po rrihen për projekte, po rrihen për emocione. Tani ka emocione, se ka njerëz që kanë luajtur në atë Teatër.
Po ka filluar një akt pas shembjes që nuk është emocional, është politik. Rama ka nisur rrugën drejt një mandati të tretë. Por dhe një akt i opozitës për të çelur fushaten dhe fituar pushtetin.
Palët janë përballë. Secili tani mund të vendosë me kë është.
Por meqë zgjedhjet janë larg, mirë do qe që gjithë këtë energji t’a kishim kthyer në mundësi për zhvillim turizmi , bujqësi, prodhimi shqiptar, se ato ma mbajnë. Ata janë motori ynë ekonomik që në situata te tilla stepet dhe ne e dimë që kur paratë mungojnë, nisin perplasje.

Po artistët?
I besoj njerëzve që qajnë e protestojnë për punën e vet, per kujtimet qe kane nje vizion tjeter per te ardhmen dhe nuk janë me shumicën, shumë e thjeshtë dreqi e mori, nuk janë. Unë jam dhe mbështes artistët por s’mund të afrohem në këto protesta pasi të rreh polici apo dhe protestuesi. Por do shkoj çdo protestë kur vajza e djem te rinj dinë ça duan dhe dinë ta kërkojnë pa turp e droje, se janë pak. Do bëhen shumë, vetëm pis të mos bëhen!

Next Post
Takimi në Presidencë, si ceremonia mortore e “Republikës së Re”

Nis koordinimi i Metës me Bashën, presidenti pret nesër opozitën te 'Pallati i Brigadave'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

August 28, 2026
VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

August 28, 2026
Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

August 28, 2026
“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

August 28, 2026
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

August 28, 2026
U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

August 28, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

August 28, 2026

‘Agora PD’, Berisha kopjon Ramën dhe shqiptarët që votojnë gjithnjë PS

August 28, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

August 28, 2026
Si shembja e një akullnaje shkaktoi një rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje përgjatë kufirit Nepal-Kinë

Rëndohet bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, rreth 600 të vdekur dhe 2 mijë të zhdukur! BE akordon 2 mln euro ndihmë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com