• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Xhunga: E pyeta Nanon ku e gjete Bashkim Finon? Në vezën Kinder, më tha

by
29/03/2021 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në edicionin e lajmeve në DritareTv foli për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.

Gazetarja kujton njohjen me ish-kryeministrin e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe intervistën me Fatos Nanon në ’97-ën, kur e pyeti ku e kishte gjetur Bashkim Finon.

“Në ’97-ën isha gazetare te Koha Jonë dhe bëra një intervistë me liderin e PS-së në atë kohë, Fatos Nano. “Ku e gjetët ju Bashkim Finon.”,-e pyeta. “E gjeta në vezën Kinder” –tha Nano dhe qeshi, duke i dhënë përgjigje pyetjes së madhe që bënin të gjithë ato kohë, ku u gjet ai njeri që e pëlqyen menjëherë të gjithë dhe qetësoi situatën vetëm me pamjen e tij dhe mënyrën e sjelljes.

Ishte një surprizë e madhe emri i tij, si një Kinder surprizë për fëmijët ishte ardhja e tij nga Gjirokastra në skenën politike kombëtare, në atë moment kur shqiptarët po kërkonin shpëtimin, pajtimin, mënyra sesi do të mbyllej
kjo gjakderdhje masive. Bashkim Fino ishte emër në historinë tonë. Është ’97 jonë. Kush qe ai që do t’i thoshte PO drejtimit të qeverisë në atë kohë të çmendur siç ishte ’97-ta për Shqipërinë. Shumëkush e ka harruar ’97- ën.

Mbase pakkujt edhe i kujtohet roli i Finos në ’97-ën. E kemi parë Bashkim Finon duke pirë puro, nëpër rrugët e Bllokut, në kafen ku rrinte, në restorantin ku drekonte dhe dukej një personash i zakonshëm, njëri prej nesh. Jo, Bashkim Fino nuk ishte njëri prej nesh, ishte një personazh i veçantë, i cili në momentin më të rëndësishëm politik të Shqipërisë mori drejtimin e qeverisë.

Gjë që nuk e bën dot kushdo. Prandaj është e rëndësishme që Shqipëria e shpalli ditë zie dhe klasa politike u tërhoq nga fushata. Heshti, jo vetëm për të nderuar Bashkim Finon, por edhe Pajtimin Kombëtar. Njeriu i cili i
tha po drejtimit të qeverisë “Pajtimi Kombëtar”, në mars. Dhe siç lindi në mars politikisht, ashtu edhe iku në mars, zikisht”,– tha gazetarja./ b.h

Next Post
“Krimi i lidhur me vaksinën anti-COVID”/ Alarmi i Interpol: Dozat e rreme të sekuestruara janë vetëm ‘maja e ajsbergut’

Studimi: Vaksinat e Pfizer dhe Moderna, 90% efektive ndaj COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

September 4, 2026

Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…

September 4, 2026
Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

September 4, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

September 4, 2026
“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

September 4, 2026
Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin

Rregullorja e re e GJKKO “ngre në këmbë” avokatët, thirret mbledhja e jashtëzakonshme

September 4, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

“Irani po qëllon anijet në Hormuz”, Vance: Ja pse rritet çmimi i naftës!

September 4, 2026
Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

September 4, 2026
Kosova pa president, detyrën e kreut të shtetit do e ushtrojë kryetari i ri i Kuvendit

Kosova pa president, detyrën e kreut të shtetit do e ushtrojë kryetari i ri i Kuvendit

September 4, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com