Prej atëhere, thotë Hajdari Nisma Thurje ka qenë iniciativa e duhur për të luftuar establishmentin, për të bashkuar forcat e për t’u bërë një ekip.
”Mendoj se ka qenë një bashkëpunim i natyrshëm. E filluam para një viti e gjysëm, kur Nisma THurje prezantoi nismën për ndryshimin e sistemit. Duke qenë një nga aktoret kryesore për këtë, erdhi në mënyrë organike dhe ndjej krenari tani që i përfaqësova në Kuvend dhe e çova iniciativën përpara .Unë nuk kisha ndonjë pushtet të posaçëm që ta realizoja si nismëtarët e 50 mijë firmat, por u përpoqa të lë një shenjë.
Mendoj që atëhere kemi pasur bashkëpunim. Duke parë rolin që ka pasur Shabani, Soko. Për të pasur një luftë me establishmentin, ishte iniciativë e duhur për të bashkuar forcat, për t’u bërë një ekip.”- tha Hajdari.