• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Hajdari hedh kandidaturën për kryetare?! Propozimi: Ja plani im me 6 pika për shpëtimin e PD-së

by Java News
11/03/2022 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje bashkimi dhe që synon largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. Lëvizja ka nisur brenda PD-së, ku një pjesë e deputetëve demokratë po kërkojnë hapur largimin e Bashës dhe mbajtjen e një kongresi bashkimi.

Por zërave për ndryshimin e PD-së dhe për t’u bërë pjesë e saj i është bashkuar edhe ish-deputetja Rudina Hajdari. Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë recetën se si mund të riformohet PD-ja, duke synuar daljen nga kriza.

“Në gjykimim tim, PD ka mundësinë sot të krijojë një model të ri drejtimi i cili ti apelojë qartë gjithë shoqërisë, duke bërë kontrast të fortë me modelin autokratik të ndjekur nga PS dhe Rama.

Personalisht jam e gatshme të jap çdo lloj kontributi për këtë pa pretenduar asnjë përfitim. Uroj që të gjithë anëtarët e PD të ngrihen në lartësinë e duhur dhe ta përdorin këtë situatë për mirë!”, shkruan Hajdari në rrjetet sociale, e cila jep detaje për platformën e saj.

Keto propozime mund te merren dhe si nje hedhje kandidature per postin e kryetares se PD, nese Lulzim Basha jep doreheqjen pas humbjes se 6 marsit, dhe zhvillohet nje kongres rithemelimi e bashkimi i demokrateve!

Postimi i plotë

Për një Parti realisht Demokratike! Situata në Partinë Demokratike, edhe pse sot mund të ngjajë e dëshpëruar, sjell me vete një mundësi të shkëlqyer jo vetëm për atë parti por për gjithë shoqërinë.

Nëse pjesa e shëndetshme e figurave të saj, e drejtuesve në Tiranë dhe rrethe dhe e anëtarëve do të dinë ta përdorin krizën në funksion të një reformimi modern, atëherë PD jo vetëm do shpëtojë veten por edhe gjithë shoqërinë.

Si arrihet kjo? Më poshtë po mundohem të shpalos një platformë e cila në gjykimin tim dhe të shumë njerëzve të cilëve u dhemb PD dhe Shqipëria e me të cilët jam konsultuar këto ditë.

1. Krijimi sa më parë i një komisioni statutor, të përbërë nga deputetë apo ish deputetë e funksionarë të PD, kryetarë të degëve, personazhe publikë të spikatur nga media, shoqëria civile dhe bota akademike.

***Komisioni duhet të reflektojë në përbërje grupimet e ndryshme që janë sot në PD, të cilët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këtë strukturë, për të sjellë si pasojë edhe bashkimin e tyre brenda Partisë.

2. Krijimi i një ose disa draft statuteve, ku në themel duhet të jetë ç’rrënjosja e kryetarokracisë dhe instalimi i demokracisë pjesmarrëse apo direkte si mekanizmi kryesor i funksionimit të PD duke dobësuar deri në rol menaxherial rolin e kryetarit dhe duke i dhënë fuqi e peshë anëtarësisë për vendimet politike, përzgjedhjen e kandidatëve dhe drejtuesve të tjerë të PD.

3. Konfirmimi real i gjithë anëtarësisë së PD si edhe ftuarja e gjithë shoqërisë për tu bërë pjesë e proçesit të vendimarrjes duke u anëtarësuar në PD.

4. Diskutim i hapur i modeleve te propozuara me anëtarësinë në të gjithë vendin, duke reflektuar edhe propozimet e ndryshme që mund të vijnë.

5. Hedhja në votë e draft statuteve.

6. Organizimi i zgjedhjeve për ekipin e ri drejtues të PD sipas statutit të miratuar.

Në gjykimim tim, PD ka mundësinë sot të krijojë një model të ri drejtimi i cili ti apelojë qartë gjithë shoqërisë, duke bërë kontrast të fortë me modelin autokratik të ndjekur nga PS dhe Rama.

Personalisht jam e gatshme të jap çdo lloj kontributi për këtë pa pretenduar asnjë përfitim.

Uroj që të gjithë anëtarët e PD të ngrihen në lartësinë e duhur dhe ta përdorin këtë situatë për mirë!/m.j

Next Post
Shefja e KE-së: Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në BE

"Do të rrisim koston për Putin"/ Von der Leyen: Gati për sanksione të reja! Do e izolojmë Rusinë ekonomikisht

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Po ju moj zonjë s,jeni më antare e PD.Ju themeluar parti dhe hyrë në zgjedhje me logon e saj.Nuk more as vota për t’u bërë deputete.Tani pas pilafit prapë do kryetarllëkun.Pde s,luftove fort te partia mëmë ? Të pëlqeu ledhatimi dhe gënjeshtra e US ambasadores se je kokë e madhe me vlera,kur ti dhe shqip mezi flet? Shko andej nga erdhe dhe mbaj fort familjen si qelizën bazë të së ardhmes Tung

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi para Kryeministrisë

Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi para Kryeministrisë

June 25, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

June 25, 2026
“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

June 25, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues

June 25, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

June 25, 2026
“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

June 25, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit”, Rama publikon pamje nga Ksamili

June 25, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

June 25, 2026
Sinjale për dhunë sot në protestë! Një nga organizatorët e tubimit: Po pash makina policie, do ja thyej xhamat

Sinjale për dhunë sot në protestë! Një nga organizatorët e tubimit: Po pash makina policie, do ja thyej xhamat

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In