• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Hajdari del kundër Berishës: Lidershipi i vjetër nuk sjell më risi, nuk duhet të bien pre e së shkuarës

by Java News
18/05/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka folur këtë të Enjte përmes një lidhjeje Skype për Klan News sa i takon rezultateve zgjedhore. Ajo u shpreh se kjo humbje e madhe e PD-së vjen si pasojë  e sfidave të shumta brenda forcës politike e nga ana tjetër prej manipulimeve të qeverisë.

“E para, e thashë qartë që kjo humbje patjetër ka pasur sfida të mëdha për PD, përçarja, logoja në mënyrë të padrejtë. Ka patur dhe manipulime të shumta dhe nga krahu i qeverisë. Por, gjithsesi është e qartë mendoj që kryetari i PD në këtë rast, pas një humbjeje të PD, ne duhet të kemi një rrugë shpëtimi dhe ajo vjen nëpërmjet bashkimit, reflektimit dhe zbatimit të statutit.

Një pikë shumë  e rëndësishme që vetë Berisha me anëtarët e PD në Kongresin e 11 Dhjetorit ka pasur një ndryshim ku thuhet se kryetari i PD duhet të rikonfirmohet nëse humbet zgjedhjet lokale, dhe ky ishte rasti i tillë. Nuk mund të jetë kurrë Edi Rama njeriu i preferuar i qytetarëve shqiptarë pas shumë e shumë skandaleve, duhet gjetur një lidership, një komunikim i qartë dhe mënyrat më të mirë të mundshme për t’ju përgjigjur qytetarëve dhe këtë radhë nuk ia arritëm dot për shkak të dëmeve që i janë bërë PD.”

Hajdari theksoi se rruga e vetme e shpëtimit të PD-së është të kryhen ca ndryshime. E për këtë ajo shtoi se në bazë të statutit duhet rikonfirmuar kryetari i partisë.

“Kjo është thirrja ime ndaj anëtarëve, patjetër unë respektoj vendimin e tyre, por nga ana tjetër duhet të ndryshojmë, duhet të kuptojmë që zoti Berisha patjetër ka forcën e tij, por a është figura më e drejtë dhe më e mirë për të na çuar në pushtet apo të ketë vizionin e PD, lidershipi i vjetër nuk sjell më risi për një parti”, tha ajo.

Thirrja e Hajdarit për anëtarësinë ishte që “nuk duhet të bien pre e së shkuarës” pasi nevojitet lidership i ri. Ajo la të kuptohej se Sali Berisha nuk mund ta çojë më përpara Partinë Demokratike.

“Ka një statut, një procedurë pastaj se ca vendos i takon anëtarësisë. Thirrjet e mia janë nëpërmjet anëtarëve nuk duhet të biem pre e retorikës së të shkuarës, të kuptojmë disfatat në mënyrë që të ecim para dhe të jemi forcë fituese se në fund të fundit kjo na duhet.

Berisha duhet të rikonfirmohet para anëtarëve besoj se është një gjest i duhur, pas një humbjeje duhet një reflektim i thellë që të riorganizohet dhe duhet një lloj ndryshimi, një bashkim imediat në mënyrë që të shpëtojë. Berisha të dalë para anëtarësisë dhe të rikonfirmohet sipas statutit”, përfundoi ish-deputetja.

/s.f

Next Post
Vrasja e adoleshentit në Gramsh/ Flet babai i autorit: Nuk kishim dijeni për konfliktin. Djali pretendon se e kanë goditur me grushte

Vrasja e adoleshentit në Gramsh/ Flet babai i autorit: Nuk kishim dijeni për konfliktin. Djali pretendon se e kanë goditur me grushte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In