• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Hajdari, apel opozitës: Mos u bëni pengesë e 30 Qershorit

by A R
28/06/2019 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar dy ditë para zgjedhjeve lokale, duke mbështetur këtë proces dhe duke thënë se opozita duhet të heqi dorë nga thirrjet për dhunë.

Në fjalën e saj Hajdari i ka bërë thirrje politikanëve që të mos bëhet pengesë për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të gjithë duhet të respektojmë Kushtetutën.

Ajo shprehet se është shumë i qartë vendimi i ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri.

” Nuk duhet injoruar fakti që jemi përpara një situate të tensionuar. Nga njëra anë kemi një opozitë joparlamentare me politika regresive dhe shkatërruese për popullin shqiptar , e cila gjithashtu po pengon rrugën e zhvillimit dhe hapjen e negociatave duke zhvilluar protesta të cilat kanë qenë të dhunshme dhe që kanë dëmtuar qytetarin e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë në të gjithë botën.

Por nga ana tjetër nuk duhet injoruar fakti që qeveria ‘Rama’ ka dështuar këto 6 vite të rimëkëmbë ekonominë, të mbjellë shpresën për gjithë shqiptarët dhe të forcojë institucionet dhe shtetin e së drejtës, duke lënë Shqipërinë shumë mbrapa krahasuar me vendet e tjera të rajonit.. Korrupsioni i lartë i Shqipërisë është burimi i çdo të keqe në këtë vend, që nga zbrazja e Shqipërisë deri tek mosndëshkimi i atyre që janë mbi ligjin sot dhe nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi mbrohen nga drejtësia e kalbur. Mazhoranca ka zvarritur zbatimin e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit ka mbetur vetëm në letër. Ky konstatim vërehet qartasi sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë. Është i qartë cili është mendimi i ndërkombëtarëve për korrupsionin në Shqipëri dhe për situatën politike në vend. Vendet e BE, duan të shohin fakte dhe rezultate konkrete të luftës ndaj korrupsionit dhe reformës në drejtësi. Pa pasur zgjedhje të lira e të ndershme e paqësore, ne nuk jemi asgjëkund. Ndryshimi i sistemit zgjedhor është nevojë imediate për popullin shqiptar. Duhet të implementojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Duhet të shikojmë me vëmendje nga vijnë burimet financiare të partive që duket sikur janë kthyer në korporata në shërbim të kryetarit. Mungesa e demokracisë brenda tyre ka sjellë përçarje tek elektorati. Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk duhet të dhunohet. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e çdo qytetari. Bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë. Nuk mund të shikojmë luftën mes politikanëve për interesat e tyre të ngushta të shkatërrojë Shqipërinë. Distancohuni nga dhuna e mos u bëni pjesë e lojës së atyre politikanëve që nuk ju shërbejnë ju dhe as vendit. Ka ardhur koha që ne vërtetë të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën gjithmonë e më shumë e të vazhdojmë rrugën tonë europiane”  tha Rudina Hajdari.

Next Post
Thyhet rekordi historik në Francë, kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius

Thyhet rekordi historik në Francë, kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In