• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudi Vata sulmon Mavrajn: Njeri i vogël, ndoshta kultura e tij arabe…

by A R
09/09/2019 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudi Vata kundërpërgjigjet pasi Mavraj e injoroi me postimin për Fatmir Vatën. Ish-mbrojtësi kuqezi e bën për VipSport, duke e ekzagjeruar pak…

“Unë nuk kam asgjë me Mërgimin. Fatmiri është fatmirë dhe e kam shok. Unë nuk jam fatmirë, ndoshta për Mërgimin jam fatkeq. Nuk kam çfarë të them unë për të, se atij i ka rënë bateria dhe mundet vetëm të gënjejë njerëzit se i marrim tre pikë Francës e Islandës, si të jesh duke folur në plazh… Nëse ai nuk e kupton se çfarë flet, çfarë t’i bëj unë? Duhet të kuptojë që kur mbarojnë kilometrat, mbarojnë kilometrat, edhe Mercedes i ri të jesh, kur bëhesh i vjetër, nuk ke më atë forcë.

Gjithsesi, nuk kam se si i kthej përgjigje tjetër dhe as më intereson faktikisht se kam të drejtën të analizoj atë që mendoj dhe nuk ka njeri në botë që më mbyll mendimin tim. Nëse Mërgimi mendon se është në ndonjë vend diktatorial e nuk kupton se në Gjermani e në çdo vend kritikohet gjithsekush. Siç kritikon Oliver Kahn, kritikon Lotar Mateus lojtarët e Bajern apo siç kritikon Geri Nevill lojtarët në Sky Sports, se e sheh se e gjykon sipas asaj që sheh në fushë, e atij nuk i pëlqen kjo, atëherë është person i vogël. Për mendimin tim, nëse e ka shkruar kështu, ka treguar që është një njeri i vogël. Ai ka ardhur në ekipin kombëtar shqiptar , i cili i ka dhënë një lloj emri dhe ai duhet të vlerësojë kombëtaren që Rudi Vata e ka përfaqësuar me dinjitet në ato vite që Mërgim Mavraj ka qenë në mërgim”.

“Dikush duhet ta kontrollojë, se këtu bëhet fjalë për ekipin kombëtar, nuk është ekipi kombëtar i para 20-30 viteve kur e kemi folur ndonjë fjalë. Sot investohet me trajnerë të huaj , ka investime të mëdha në kombëtare, nuk është më i disorganizuar se të themi. Por kur ai arrin në këto nivele, e kupton se çfarë shembulli jep për ata futbollistë të cilët duan të bëhen nesër kapiten  në kombëtare se e kanë si ëndërr. Për mendimin tim, është thjesht humbej kohe të merresh me të. Se futbolli ecën përpara”.

“Edhe kur mbaron koha e Rudi Vatës, edhe kur mbaron koha e Mërgim Mavrajt, e Lorik Canës, të gjithëve me radhë, duhet të ecësh përpara. Përpara ecet kur njerëzit i pranojnë kritikat dhe i pranojnë gabimet e mundohen të përmirësohen, jo të sulmojnë. Por gjithsesi e ka në kulturën e tij arabe, troç muhabeti. Nëse ai e ka në kulturën e tij arabe për t’u përgjigjur kështu, bravo i qoftë. Por Rudi Vata i cili ka luajtur futboll, në kohë të Mërgimit nëse do të ishte në ekip kombëtar, ai do të mbante përgjegjësi të tjera ai. Nëse ai është krenar me paraqitjet që ka bërë të paktën në këto dy vitet e fundit, në ato ndeshje që ka bërë me Skocinë etj”.

Next Post
Opinioni për kompetencat e Metës, vjen sot në Tiranë Komisioni i Venecias

Opinioni për kompetencat e Metës, vjen sot në Tiranë Komisioni i Venecias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com