• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rudi Vata kundër Bushit: Na dërgoi De Biasi në Francë, jo Duka

by Java News
16/10/2015 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudi Vata mendon se meritën absolute për suksesin e Shqipërisë e ka trajneri Gianni De Biasi.
Rudi Vata , ish-kapiteni i Kombëtares, i ngacmuar nga reagimet më të fundit për rinovimin ose jo të kontratës së Gianni de Biasit, ka dhënë opinionin e tij, duke i dalë në krahë trajnerit për punën që ka bërë me kuqezinjtë.

“Asnjë trajner shqiptar nuk do ta bënte këtë që ka bërë De Biasi. Dhe, e dini pse? Jo për anën profesionale, por sepse nuk do të menaxhonte dot situatat alla-shqiptarçe”, tregon ndër të tjera Vata për Panorama Sport.

Ish-mbrojtësi, i cili ka luajtur 59 ndeshje me përfaqësuesen, analizon edicionin fantastik të Shqipërisë, duke bërë elozhe pa fund për mënyrën se si ka punuar De Biasi.

Sipas Vatës, FSHF duhet t’i plotësojë italianit çdo kërkesë për rinovimin e marrëveshjes. Rudi i përgjigjet edhe menaxherit të Kombëtares, Alban Bushi.

“Të jem i sinqertë, nuk jam aspak i surprizuar që Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një kampionat europian. Jam një besimtar i madh i punës dhe, në këtë rast, puna që ka bërë De Biasi me stafin e tij dhe lojtarët mori në fund shpërblimin e merituar.

Mënyra se si e ka bërë detyrën De Biazi që nga dita e parë kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë, ka dhënë një shembull të ri organizimi”, ka thënë ai.

“Unë i kam kritikuar shpesh mendimet e disa opinionistëve, të cilët i dolën kundër De Biazit pas rezultateve në edicionin e parë. Madje, e gjykonin se kishte gabuar duke bërë eksperimente me shumë lojtarë”, shtoi ai për Panoramën.

“Nëse FSHF nuk mban De Biasin, atëherë do të ishte një humbje e madhe. Ardhja e një tjetër trajneri në këtë moment, nuk ka siguri nëse do të ruajë balancat në skuadër dhe ta kontrollojë atë si De Biasi.

Problemi më i madh i shqiptarëve është lakmia dhe xhelozia. Jam i sigurt se, po të ishte në krye të Kombëtares një trajner shqiptar, nuk do të arrinte kurrë në nivelet e De Biasit”, shprehet Vata.

Next Post

United, 190 milionë euro për Neymar, Barça refuzon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In