• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudi Vata e kërcënoi me gjyq, i kthehet Ilir Demalia: Gënjeshtar! Ti nuk je Skënder Halili dhe as Qemal Vogli. Jam gati të vij në Skoci dhe…

by S T
15/08/2024 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ilir Demalia ka replikuar me Rudi Vatën, pasi ky I fundit deklaroi se do ta padisë për cenim të imazhit.

Në një deklaratë ekskluzive për “Top Channel” Demalia këmbëngul se Vata gënjen në librin e tij “Jeta ime! Futbolli, Liria dhe Parajsa”, madje e sfidon ish-kapitenin e kombëtares se për gjyqin është I gatshëm të shkojë edhe në Gllazgou, Skoci, ku Vata jeton me familjen.

“Në përgjigje të përgjigjes së Rudit.

Rudi, në reagimin tuaj për shkrimin tim, të dy ditëve më parë “Përse gënjen Rudi Vata?!”, ju jeni përgjigjur sot me një shkrim me titull, “Çfarë burri je ti që më thua rrenacak?” Nuk po hyjmë ke puna burrnisë se po të jap përgjigje si di unë, nuk do të jetë etike. Nuk të kam thënë rrenacak, por gënjeshtar.

Dhe ti prapë ngul këmbë që ke mësuar “ilegalisht” italishten me një prift që emrin mësuesit “ilegal” duket se ja ke harruar?!!

Në qoftë se nuk ke të qartë definicionin e fjalës ilegalisht me privatisht në këtë rast, atëherë mësoje; ilegalisht është veprim apo literaturë e ndaluar me ligj dhe kryerja në mënyrë të fshehtë. A ka qenë gjuha huaj e ndaluar me ligj në Shqipëri?!!

Po ta përsëris: Gjuhët e huaja jo që nuk kanë qenë te ndaluara në Shqipëri, por ato janë mësuar rregullisht që nga shkollat 7 vjeçare e më pas 8 vjeçare prej vitit 1948, rusisht e me pas frëngjisht, anglisht, italisht e spanjisht së fundi.

Qysh prej vitit 1950 ka qenë Shkolla Pedagogjike në Tiranë, aty ku dikur ka qenë Instituti Femëror në kohën e Zogut e të Italisë, në rrugën e Elbasanit diagonal me Parlamentin sot, ku është luajtur filmi “Vajzat me kordele te kuqe” ishin degët e gjuhëve të huaja rusisht, frëngjisht, anglisht italisht.

Me krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës në 1957 u krijua dhe Filologjiku ku ishin dhe degët e gjuhëve të huaja, rusisht, anglisht, frëngjisht, e më vonë italisht, spanjisht.

Po të shtoj, që gjuhët e huaja janë mësuar edhe në burg. Shumë të burgosur nga priftërinjtë mësonin gjuhë të huaja italishten, frëngjishten, gjermanishten qe e kishin fluente nga shkollat e Jezuitëve si njerëz iluminar të Shqipërisë me vokacion perëndimor. Kishte të burgosur përkthenin për shtetin e diktaturës materiale të Ministrisë së Brendshme, sigurisht jo materiale sekrete dhe literaturë por teknike dhe metoda të përdorimit te dhunës në raste protestash dhe lëvizjesh të dhunshme qytetare.

Në vitin 1988 aty ku ndërtohej Kompleksi i Ri i Klubit Dinamo ekipit të Ministrisë së Brendshme, ku ti she lojtar e këtij klubi, aty ku sot është Federata Shqiptare e Futbollit, ishte një ndërtesë me të burgosur politik që përkthenin për llogari të MPB, në mesin e tyre ka qenë dhe prifti At Zef Pëllumbi, që u lirua në vjeshtën e vitit 1988.

Gjuha huaj nga klasa e pestë mësohej edhe në katunde. Unë kam njohur persona që kanë mbaruar filologjikun për frëngjisht, anglisht dhe i kanë dërguar në fshatra. Sipas jush në Shkodrën djepin e kulturës paska qenë e ndaluar gjuha e huaj. Ti ke qenë në 8 vjeçare dhe gjimnaz në Shkodër, dhe sigurisht ke pasur lëndën e gjuhës së huaj o frëngjisht ose anglisht brezi yt. Nuk po flas për Institutin Pedagogjik ne Shkodër që gjuha huaj ishte provim shtetëror.

Në qoftë se ju keni ngatërruar fjalën privatisht me “ ilegalisht” është çështje e juaja, e mosnjohurisë së definicionit të fjalës, dhe jo e imja. Në qoftë se vazhdoni ngulni këmbë se keni mësuar “ ilegalisht” , atëherë jeni gënjeshtar dhe jo rrenacak.

Nuk më njeh, -më shkruan- ti. Po çfarë rëndësie ka kjo, të njoh unë ty si futbollist. Megjithëse, mua më njohin të gjithë ata futbollistë të Vllaznisë së para 1990, përfshi edhe trajnerin tënd njeriun e mirë Astrit Hafizi, të ndjerin Din Zhega, Xan Rragamin, talente rrallë të futbollit shqiptar dhe njerëz fisnikë. Hys Dedën, Bardh Jerën, Nikolonin Thanën njeriun e hapur kundër regjimit komunist, djem të mrekullueshëm dhe kam kujtime vetëm të mira me ata.

Nuk po hyj ke futbollistët e Tiranës që janë pjesë e jetës, emocioneve, gëzimeve dhe hidhërimeve për padrejtësitë që ju bënë nga regjimi në sport dhe në shkatërrimin e jetës. Ti nuk je Skënder Halili, që pse nuk pranoi të luante me Dinamon e futën në burg. Po edhe ata Dinamos dhe Partizanit që me shumë jam rrit në lagje në Tiranë, aty ku vije ti ke Tot Çaushi. Ti nuk je legjenda Paulin Ndoja që realisht ishte i persekutuar dhe nuk u lejua kurrë të dilte jashtë. Ti nuk je as Qemal Vogli që u arratis ne 1956. As si lojtarët e Vllaznisë Arvit Hoxha the Lulzim Bëshemi që u arratisën në 1988 në Greqi dhe u internuan familjet e tyre pas disa ditësh.

Meqë më kërkove burrëri, burri nuk flet për vete, po shko dhe pyet ata futbollistë.

Për mos tú zgjatur, a e konsideron veten të persekutuar, arratisur nga Shqipëria dhe shpallur “armik” në 1991 kur u largove në Francë në Mars 1991, ku kombëtarja luajti me Francën dhe u mundët 5-0 në një kohe që regjimi kishte rënë dhe njerëzit largoheshin me Anije nga Shqipëria? Në këtë kohë u larguan shumë futbollist si puna juaj, Demollari, Minga, Kola, Lekbello, Alimehmeti, e plotë të tjerë, por nuk kam dëgjuar asnjë që të thotë u arratisëm.

Nuk e kam lexuar librin. Te jap fjalën që në mundësinë e parë që do të gjej do ta lexoj dhe do t’i bëj një analizë reale.

Po të duash po ta bëj dhe analizën si futbollist, por po e lemë këtë radhë duke të cituar Liam, që thotë se: “Vata nuk u ngjit dot si futbollist në nivele të larta, por një futbollist luftarak i fortë dhe me lidership”

Sa për atë që do më hedhësh në gjyq, mos u lodh kot në Shqipëri se unë jetoj prej 35 vjetësh në Amerikë. Vij shpesh në Liverpul si tifoz i përjetshëm i Liverpool, kështu që po të vij dhe deri në Glasgou se nuk kam qenë asnjëherë dhe bëj një rrugë e dy punë. Shikoj Glasgou the paraqitem në gjyqin tënd.

Të konstatosh dhe thuash të vërtetën nuk është prishje e imazhit por qytetari. Dhe shkruan je larguar prej 33 vjetësh nga “turma” për shqiptarët në Shqipëri. Nga turma mund të largohesh, por turmën në kokë do punë dhe vetëdije dhe raport të sinqertë me veten që ta largosh. Nuk ka gjë më keq se të gënjesh veten.

Po ta përsëris, fodulliku është shenjë injorance”.

Next Post
Zbulohet e shkuara e errët e Denis Meçes! Vrasësi i Egli Progës me precedentë të tjerë penalë

Zbulohet e shkuara e errët e Denis Meçes! Vrasësi i Egli Progës me precedentë të tjerë penalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, në arrest dy inspektorët e ISHTI-t

Mashtrimet në “Call Center” në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona

January 19, 2026
Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

January 19, 2026
LIVE-Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

LIVE-Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

January 19, 2026
Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In