• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rudi Vata: Duhen arrestime të tjera, Grima ka kohë që trukon ndeshje!

by Java News
22/09/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë më parë bëri bujë lajmi i arrestimit të trajnerit të Kombëtares së femrave, Armir Grimës, i cili akuzohet për trukim ndeshjesh. Rudi Vata, ish-lojtar dhe ish-trajner i Vllaznisë, ka qenë ndër të parët që e ka ngritur alarmin vite më parë, madje e akuzonte direkt Grimën për shitje ndeshjesh. Koha i ka dhënë të drejtë.

Intervistën për “Vipsport.al”, Vata e nis me pak humor, duke u shprehur se arrestimi i Grimës nuk është lajm. Ai thekson se Grima është një ndër personat e vegjël, pa integritet, që vepron me zell për eprorët e tij. Këta të fundit, sipas Vatës, nëse kanë burrëri, duhet të dorëhiqen. Ja intervista e plotë me ish-kapitenin e Kombëtares:

Profesor Vata, Armir Grima është arrestuar për trukim ndeshjesh dhe ju jeni i pari që e keni denoncuar atë. E prisnit, ishte çështje kohe?

Ky nuk është lajm, është diçka që dihet. Në jetë ka dy lloj njerëzish: tradhtarë dhe besnikë dhe secili zgjedh atë që do. Në Shqipëri ka shumë tradhtarë, njerëz të paaftë dhe mashtrues, të cilët duan të ecin përpara pa derdhur një pikë djerse. Ky është ligji i kompensimit: atë që ke bërë në jetë, do të të kthehet mbrapsht. Dhe këta persona, si ky që ju po më thoni, janë persona të vegjël, që u mungon integriteti. Dhe duke qenë në Shkodër, nuk kanë ndonjë “ushqim” të madh, por të tillë persona përdoren me zell të madh nga eprorët e tyre.

Sa e rëndë është që trajneri i Kombëtares se femrave të arrestohet për trukim ndeshjesh?

Është shumë e rëndë. Por në Shqipëri nuk ka shtet dhe të gjithë bëjnë si “gjela”, por janë “gjela të blemë”, sepse kur shteti fillon të lëvizë të gjithë bëhen “pula”, por “pula të laguna” veç. Këta janë njerëz parazitë, pa vlerë që përçojnë vetëm energji negative për brezin e ri. Dhe kur brezi i ri ushqehet me këto gjëra, me këto fenomene, sigurisht që do të ndikohet. Nëse ne vendosim ta ushqejmë brezin e ri me energji pozitive, atëherë do të ketë diçka pozitive, do të ketë sport, do të ketë vlera. Sporti është i bukur kur djersit, kur vret këmbën, kur kërcen, kur përplasesh, jo kur mashtron. Këta njerëz zgjedhin të kenë një përfitim, qoftë ai edhe minimal për momentin, por brenda tyre janë të shkatërruar, sepse jetojnë gjithë kohën me atë mentalitet mashtruesi.

Mendoni se do të ketë të tjera arrestime për trukime?

Më vjen mirë që është bërë hapi i parë dhe shpresoj, shpresoj shumë që të bëhen lëvizje të tjera. Ky është një shembull. Të shpresojmë që e mira ta mundë të keqen dhe të rregullohen gjërat edhe në vendin tonë, ku gjithçka është bërë keq. Të tilla fenomeneve negative tani po u ngushtohet laku dhe të urojmë e shpresojmë që të vazhdohet kështu.

A duhet të ketë dorëheqje për moral nga njerëz që kanë promovuar Armir Grimën në pozicione të larta?

Unë kam faktet e mia dhe këtë person e kam akuzuar direkt, bashkë me drejtorin e klubit, kur isha te Vllaznia, se kanë shitur ndeshjen në Pogradec. Nëse do të ishte një Federatë normale, do të kishte reaguar dhe do të kishte marrë masa. Në një situatë normale, burrat e mëdhenj japin dorëheqjen, por nuk ka burra në Shqipëri që të veprojnë si burra. Ndoshta dikush është bërë burrë tani. Por janë shumë ata që duhet të japin dorëheqjen dhe që nuk e bëjnë, sepse mendojnë: njëlloj jemi. Në Shqipëri të gjithë janë të përlyer, pa integritet dhe kështu duan të rrisin edhe fëmijët e tyre. Të bësh diçka të tillë, duhet të fshihesh në shpella e male dhe jo të dalësh nëpër qytet. Prandaj është katastrofë kur shikon figura të tilla të drejtojnë në futboll.

Në Shqipëri ka edhe njerëz që u ka rënë për hise kjo situatë, njerëz që kanë kontribuuar realisht në sport dhe që tani duan t’i largojnë fëmijët e tyre. Të shohim çfarë do të ndodhë. E përsëris, të shpresojmë që të bëhen gjëra të mira, unë kam besim tek e mira.

ma.me

Next Post

Opozita nga hotelet, si i “pavendosuri” që as të shtrëngon dhe as të lëshon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In