• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ruçi: Veliaj me vizion për Tiranën, ka mbështetjen e gjithë socialistëve

by
13/06/2015 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka vlerësuar në një intervistë për “Shqiptarja.com” se kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, si njeriu me vizionin e duhur për kryeqytetin, ka edhe mbështetjen e plotë të të gjithë socialistëve dhe përgjegjshmërinë për detyrën që do të marrë. “Ai ka mbështetjen e të gjithë strukturës dhe bazës së Partisë Socialiste. Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi PS-ja e ka treguar se e mirëpret Erion Veliajn qysh hershëm, kur ai u bë pjesë e strukturave tona”, ka thënë Ruçi. Mandej, ai ka komentuar dhe vlerësuar me nota të larta fushatën e zhvilluar deri më tani për Bashkinë e Tiranës dhe programin e Veliajt.

 

Z. Ruçi, si e komentoni fushatën e deritanishme të z. Veliaj për Bashkinë e Tiranës? A po bën ai një fushatë pozitive siç premtoi dhe a është gjithëpërfshirës?

Kam konsideratat e mia më të larta për zotin Veliaj. Ai është një kandidat që ka vizionin e duhur, ka energjinë e duhur, ka përkushtimin e duhur, por edhe ambicien e duhur për të kryer përgjegjshmërish detyrën që po kërkon të marrë. Jam i sigurt që me votëbesimin që do të marrë nga qytetarët e Tiranës, do të jetë një kryebashkiak i suksesshëm për 4 vitet e ardhshme.

Ju e keni ndjekur programin e tij. A duket ai realist?

Programi sigurisht që është realist. Madje, Erion Veliaj më ka habitur me përkushtimin e tij në përgatitjen e programit. Në një kohë fare të shkurtër dhe me shpejtësi mbresëlënëse, ai ka evidentuar me detaje të gjitha problemet që ka kryeqyteti, nga njësitë bashkiake, tek komunat më të largëta. Di me përpikmëri çdo hall të qytetarëve, nga puseta, tek problemet më të mëdha. Është e rëndësishme që çdo kandidat të njohë problemet e bashksië përkatëse dhe të gjejë zgjidhje. Në këtë drejtim Veliaj është përgatitur shumë mirë.

A ka Erion Veliaj mbështetjen e të gjithë bazës socialiste?

Kjo as që diskutohet. Ai ka mbështetjen e të gjithë strukturës dhe bazës së Partisë Socialiste. Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi PS-ja e ka treguar se e mirëpret Erion Veliajn qysh hershëm kur ai u bë pjesë e strukturave tona. Të gjitha dyshimeve ai ju ka dhënë përgjigje gjatë drejtimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku me përkushtimin e tij, punën dhe veprimet e tij, ka ndërmarrë reforma të mëdha, të cilat e bëjnë Veliajn të jetë krenar për të gjithë socialistët.

Ç’koment keni për rivalin kryesor të zotit Veliaj, Halim Kosovën?

Unë nuk merrem me kundërshtarët, por për Halim Kosovën kam konsideratë maksimale personale. Mirëpo, në këtë fushatë ai është në ndërmarrjen e gabuar, në vendin dhe kohën e gabuar.

Next Post

Petr Cech javën tjetër kalon tek Arsenali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kap nëndetësen amerikane pa ekuipazh në Ngushticën e Hormuzit

Irani kap nëndetësen amerikane pa ekuipazh në Ngushticën e Hormuzit

September 9, 2026
“Filmat e sotëm si klipe dasmash! S’ka talent, por korrupsion”, Shanaj: Pse rezistojnë ende prodhimet e 40 viteve më parë…

“Filmat e sotëm si klipe dasmash! S’ka talent, por korrupsion”, Shanaj: Pse rezistojnë ende prodhimet e 40 viteve më parë…

September 9, 2026
Çfarë bëri Netanyahu ditën e masakrës së 7 tetorit? Asnjë telefonatë me udhëheqësit ushtarakë (Kronologjia)

Çfarë bëri Netanyahu ditën e masakrës së 7 tetorit? Asnjë telefonatë me udhëheqësit ushtarakë (Kronologjia)

September 9, 2026
Shkencëtari 27-vjeçar largohet nga Anthropic: Po garojmë drejt një të panjohure të rrezikshme

Shkencëtari 27-vjeçar largohet nga Anthropic: Po garojmë drejt një të panjohure të rrezikshme

September 9, 2026
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

‘Kjo verë theksoi virozat”, alarmi i mjekes: Edhe pa etje të moshuarit të hidratohen, ja pse!

September 9, 2026
Bllokohen fluturimet në Britani, një plan ushtarak dyshohet se shkaktoi problemin

Bllokohen fluturimet në Britani, një plan ushtarak dyshohet se shkaktoi problemin

September 9, 2026
Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

September 9, 2026
Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

September 9, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

September 9, 2026
Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com