• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi uron myslimanët: Besimi na bën të drejtë

by A R
04/06/2019 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron besimtarët myslimanë me rastin e Bajramit të Madh. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e festës së Bajramit të Madh, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve myslimanë.

“Me rastin e festës së Bajramit të Madh, u dërgoj urimet e mia më të mira të gjjthë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo ku ndodhen. Shëndet, lumturi e bujari në familjet tuaja! Kjo ditë festohet pas një muaj agjërimi e sakrificash, lutjesh e dëshirash, shkëmbimi urimesh e dhuratash, solidariteti e përgjegjësie. Si një ndër pesë kolonat e besimit Islam, muaji i Ramazanit i bën të gjithë besmitarët më të mirë, më të duruar, më të vyrtytshëm dhe më të gjendur për njeri-tjetrin. Agjërimi nuk është thjesht një vetëkufizim në stilin e jetesës së përditshme, por edhe vetëpërmbajtje nga mëritë, grindjet, veset dhe pasionet njerëzore.

Besimi dhe sakrifica zhvillojnë ndjenjat dhe shprehitë e përgjegjësisë individuale, fetare e shoqërore, e cila kalon nga besimtarët të komuniteti e shoqëria. Besimi sjell urtësi dhe orientim drejt të mirës dhe përgjegjësindaj atyre që janë në varfëri e në nevojë. Shoqëria duhet t’i përdorë cilësitë e besmitarëve për tu bërë më e drejtë, mëtolerante, më e respektueshmë ndaj dinjitetit njerëzor dhe mëe hapur ndaj progresit. Myslimanët shqiptarë janë shumica e popullsisë jo vetëm për nga numri, por nga vlerat, dashuria dhe përkushtimi për njerëzit, familjen dhe atdheun. Të gjithë besimtarëve duhet tu jemi mirënjohës për tolerancën, por ky tipar ka më shumë vlerë kur manifestohet nga ata besimtarë e komunitete që janë në shumicë.

Mësimet e vogla e të përditshme që nxjerrim nga çdo vlerë e besimtarëve myslimanë le të na shërbejnë për të ndërtuar njëshoqëri harmonike, që ndjen dhimbjen njerëzore dhe e lehtëson atë; që dallon veset dhe i lufton ato; që kupton pabarazinë dhe përpiqet ta ngushtojë atë; që është e vetëdijshme për padrejtësitë dhe ngrihet kundër tyre. Sot, kur shoqëria shqiptare është kthyer përfundimisht me mendje e shpirt drejt familjes europiane, është dita të kujtojmëse asnje vyrtyt mysliman nuk vjen kunder vlerave europiane,qytetëruese e perëndimore. Islami dhe besimtarët myslimanë shqiptarë janë pro modernizimit, europianizimit dhe perëndimizimit. Kam një urim të veçantë për myslimanët shqiptarë në Diasporë: Qofshi gjithmonë të lumtur e të vyrtytshëm dhe ju jemi të gjithë mirënjohës që vlerat më të mira të botës shqiptare i kini mbjellë dhe po i kultivoni kudo ku jetoni, në shoqëritë perëndimore. Shqipëria do t’i bashkohet familjes europiane me të gjithëbukurinë, pasurinë dhe ndriçimin që buron nga mozaiku dhe diversiteti ynë fetar.

Myslimanët shqiptarë kanë kontribuar e kontribojnë për zhvillimin e vendit e të demokracisë dhe rritjen e mirëqeniese të tolerancës. Ata janë një bekim për Shqipërinë dhe jetët tona. E kam thënë dhe po e përsëris: Le të shkëlqejnë gjithë botashqiptare dhe jetët tona, ashtu si ndrisin vlerat, qytetaria dhe fisnikëria e besimtarëve shqiptarë. Të gjithë ne, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, besimtarë e jobesimtarë, jemi njëfamilje e madhe, në Shqipërinë tonë, shtëpinë që duhet ta bëjme akoma më të bukur.”, shkruan midis të tjerash në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/a.rada

Next Post
Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Drogë dhe prostitucion, shkatërrohen dy grupe shqiptare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In