• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi takohet me Pendarovskin: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit për shqiptarët. Presidenti: Të mbështesim njeri-tjetrin për integrimin

by Java News
26/10/2019 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski u shprehën njëzëri se vetëm nëse bashkëpunojnë me njëri tjetrin, dy vendet do të përballojnë më mirë sfidën e integrimit në BE.

“Shqipëria është një fqinje dhe mike e madhe, e sinqertë dhe e përhershme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër të parët parlamente që ratifikoi Protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Të dy popujt dhe vendet tona i bashkon e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ne duhet të bashkëpunojmë sespe kështu i përballojmë më mirë e më lehtë sfidat  e përbashkëta  që kemi përpara. Bashkëpunimin e shkëlqyer politik duhet ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik. Vendimi i Këshillit Eurupian nuk na dekurajon, por na bën të shohim përpara, drejt së ardhmes. Vendet tona kanë vetëm një plan A për të ardhmen dhe ky është destinacioni i Bashkimit Europian. Ne inkurajojmë qëndrimet konstruktive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e tyre në  shërbim të zhvillimit, prosperitetit dhe integrimit europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut” tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë e vendosi theksin edhe te zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

Presidenti Stevo Pendarovski u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të pranojnë asnjë alternativë tjetër, përveçse anëtarësimit në BE.

“Vendosa me dëshirë që vizitën e parë në vendet fqinje ta kryeja në Shqipëri. Ju falenderoj për ratifikimin e menjëhershëm të Protokollit të anëtarësimit tonë në NATO sepse anëtarësia në këtë Organizatë është jetike për Republikën tonë. Ne u jemi mirënjohës shqiptarëve për përfshirjen, kontributin dhe mbështetjen për reformat dhe avancimin tonë drejt familjes europiane. Falenderojmë Shqipërinë për sjelljen europiane dhe të pjekur ndaj pakicës maqedonase-veriore në vendin tuaj. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të pranojnë asnjë alternativë tjetër, përveçse anëtarësimit në BE. Ne duhet të mbështesim njeri-tjetrin dhe kështu e shpejtojmë dhe lehtësojmë rrugën tonë drejt Bashkimit Europian” nënvizoi Presidenti Stevo Pendarovski.

Vizitën në Shqipëri Pendarovski e nisi me një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ 18 të vdekur e qindra të plagosur, mbi 1 milion qytetarë në shesh kërkojnë largimin e Presidentit në Kili

VIDEO/ 18 të vdekur e qindra të plagosur, mbi 1 milion qytetarë në shesh kërkojnë largimin e Presidentit në Kili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In