• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi: Rekomandimi përgjegjshmëri për ne, i kemi sytë nga qershori

by Java News
17/04/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ruçi priti sot në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi progres- raportin e KE-së, ku rekomandohet çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Pas dorëzimit të raportit Vlahutin u shpreh se: “Sot është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi KE-ja, ka rekomanduar çeljen e negociatiave.Sot ndjehem e lumtur dhe krenare, që Shqipëria ka përmbushur detyrimet dhe objektivat, dhe që KE vendosi të rekomandojë çeljen e negociatave për anëtarësim”.

Vlahutin theksoi se është një vlerësim i drejtë për arritjet e Shipërisë, por ka ende shumë punë për të bërë. Ajo shtoi se: “ Jam e bindur qe ju keni punuar pa ndërprerje, për ta bërë realitet këtë gjë dhe për këtë u jam mirënjohëse të gjithë kontribuesve, por në mendje tani më vjen vetëm qershori. Një datë datë e vështirë, proces i vështirë dhe delikat. Qershori nuk varet vetëm nga plotëismi i detyrave nga Shqipëria, por edhe në zhvillimet apo situatat e vendeve të tjera, anëtare të BE-së. Në këtë kuptim, i kërkova Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, që gjatë këtyre muajve, të gjithë faktorët politikë, të kenë një qëndrim të unifikuar të përbashkët, për të bindur vendet skeptike të BE-së.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, shprehu mirënjohje dhe falenderime për Ambasadoren Vlahutin, për punën dhe kontributin e vyer në të gjithë këtë proces të vështirë dhe delikat. Mirënjohje për Komisionin Evropain, në veçanti Komisionerin z.Hahn dhe të gjithë faktorin politik në vend.

Gjatë fjalës së tij, z.Ruci theksoi se : “Sot është një ditë e emocionuar, për mua dhe Parlamentin, ditë që e kemi pritur shumë gjatë. Ditë ku unë do ta cilësoja, si ditë vlerësimi dhe inkurajimi, jo vetë për mazhorancën, qeverinë, po për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët. Rekomandimin ne e shohim si përgjegjshmëri dhe punë të madhe, dhe jo si një vetëkënaqesi apo eufori e momentit. Ju garantoj që Kuvendi me gjithë fuqitë dhe forcat e tij, do ta kthejë rekomandimin në programin e punës së tij”.

Në fjalën e tij Ruçi shtoi se: “Sot ne marrim rekomandimin, por sytë të gjithë i kemi nga Qershori, që sigurisht ky proces deri atëherë do të kërkojë shumë punë, shumë bashkëpunim nga të gjithë ne”.

Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e siguroi Ambasdoren Vlahutin se në gjithë këtë proces nuk ka të humbur, por vetëm të fituar, që janë Shqipëria dhe shqiptarët.

a.ç

Next Post
‘Bumi’ i eksporteve shqiptare, rritje me 95 mln euro krahasuar me një vit më parë

'Bumi' i eksporteve shqiptare, rritje me 95 mln euro krahasuar me një vit më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In