• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi pret delegacionin e Bundestagut: Optimizëm për çeljen e negociatave

by A R
17/10/2017 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në takim një delegacion nga Bundestagu gjerman, të kryesuar nga Jörn Wunderlich, anëtar i Bundestagut.

Në këtë takim, Kryetari i Kuvendit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e shtetit gjerman për Shqipërinë në fushën e shtetit të së drejtës, çështjeve sociale, punësimin e të rinjve, trajnimin profesional, forcimin e administratës publike, si dhe në luftën kundër korrupsionit.

Në vijim biseda u përqendrua tek çështjet e bashkëpunimit parlamentar. Kryetari i Kuvendit përmendi disa nga arritjet në kuadër të veprimtarisë parlamentare, konkretisht për implementimin e Reformës në Drejtësi, ngritjen e Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, si dhe miratimin e ligjit për pakicat kombëtare. Ruçi vuri në dukje se “këto hapa thelbësorë, në përmbushje edhe të rekomandimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, janë miratuar me konsensusin e forcave politike parlamentare”. Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit u shpreh se “institucionet shqiptare janë duke hedhur të gjitha hapat e nevojshme për plotësimin e rekomandimeve me qëllim dhe shpresën që në fillim të vitit 2018-të, të kemi hapjen e negociatave”, duke shprehur besimin për mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari i Kuvendit, Ruçi dhe Jörn Wunderlich ndanë mendime të përbashkëta lidhur me bashkëpunimin shumë të mirë dhe aktiv ndërparlamentar midis vendeve tona, ku Grupet e Miqësisë kanë luajtur dhe do të vijojnë të kenë një rol të posaçëm. Dy bashkëbiseduesit po ashtu ndanë mendime vlerësuese për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke vënë në dukje faktin se, procesi i integrimit i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një shtysë për një komunikim më vizionar, të drejtpërdrejtë dhe investime të përbashkëta në nivel rajonal.

Nga ana e tij, Jörn Wunderlich shprehu urimet për zgjedhjen e Ruçi si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Pasi nënvizoi rëndësinë që kanë për Shqipërinë zbatimi i rekomandimeve për anëtarësimin e vendit në BE, Wunderlich u shpreh optimist për sinjalet pozitive që japin arritjet e parashtruara nga Ruçi në drejtim të hapjes së negociatave, duke vënë në dukje mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim.

Në vijim të takimit, Wunderlich  e informoi Kryetarin e Kuvendit lidhur me një projekt rajonal të bursave parlamentare për të rinjtë dhe rëndësinë e shtrirjes së tij në disa vende të rajonit.  Dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e njohjes dhe angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit europian, përmes edukimit të vlerave demokratike, institucionale europiane./a.m.

Next Post
Shuhet ish-trajneri i Apolonisë Vangjel Capo, vuante nga një sëmundje e rëndë

Shuhet ish-trajneri i Apolonisë Vangjel Capo, vuante nga një sëmundje e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In