• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi paralajmëron ministrat dhe krerët e institucioneve: Kush nuk ka bërë detyrat do t’ju dalë emri në tabelën e zezë

by Java News
16/04/2019 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka paralajmëruar ministrat dhe krerët e 21 institucioneve të pavarura kushtetuese se do t’u dalë emri në tabelën e zezë nëse nuk kanë zbatuar rekomandimet që u ka lënë Parlamenti. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në datën 18 mars, Ruçi ka artikuluar një mesazh të qartë për të gjithë drejtuesit e institucioneve që nuk kanë bërë detyrat. Paralajmërimi i kreut të Kuvendit ka ardhur pas shqetësimit që ka ngritur nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, sipas të cilës Kuvendi nuk ka vështirësi në marrjen e informacionit për zbatimin e rekomandimeve që institucionet e pavarura u kanë bërë ministrave si dhe për rekomandimet që Kuvendi u ka bërë institucioneve të pavarura.

Ndërkaq, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pohuar se ka taktuar të gjithë krerët e institucioneve të pavarura që kanë lidhje me Kuvendin për problemin e zbatimit të rekomandimeve nga ministritë. Kuvendi miraton çdo vit rekomandime për 21 institucione të pavarura. Nga ana tjetër, institucionet e pavarur bëjnë rekomandime për ministritë, me qëllim zbatimin e detyrimeve që u ka lënë Kuvendi.

Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve

-Ermonela Felaj: Në fakt, unë nuk e kam posaçërisht për kalendarin, sepse jam dakord me të, por dua të ndaj me ju një sugjerim për një qasje tjetër, për të cilën mendoj se ka ardhur koha. Institucionet e sigurisë nuk janë institucione që përgjigjen në Kuvend, sepse kanë ligjin organik të tyre, i cili i detyron të bëjnë raportimet vjetore periodike, por vetëm te Komisioni i Sigurisë dhe për këtë arsye unë dua edhe mendimin tuaj, sepse keni përvojë më shumë në parlament. A mendoni se ka ardhur momenti që raportet lidhur me këto institucione apo rezolutat për punën e tyre t’i miratojë vetëm Kuvendi i Shqipërisë, sepse puna është e mbyllur dhe janë vetëm anëtarët e Komisionit të Sigurisë që kuptojnë se çfarë ndodh në këto institucione, por Kuvendi nuk është i informuar? Kështu që unë besoj se duhet të ndryshojmë qasje, sepse dihet që puna e tyre lidhet me rendin, me sigurinë, me sigurinë kombëtare në veçanti, por mendoj se duhet të kemi një informacion më të përgjithshëm, natyrisht në ato linja që nuk cenojnë konfidencialitetin. SHISH-i ka raportuar në Komisionin e Sigurisë, sot do të raportojë SHÇBA-ja. SHISH-i tha se së shpejti do të marrin miratim për raportin nga Presidenti  dhe Kryeministri, të cilin duan ta bëjnë publik. Për këtë doja të bënim një thyerje në këto institucione, që të mos e shohin veten sikur nuk kanë lidhje me Kuvendin.

-Vasilika Hysi: Një nga shqetësimet e ngritura nga shërbimet e Kuvendit dhe nga Shërbimi i Monitorimit lidhet me marrjen e informacioneve për zbatimin e rezolutave të Kuvendit dhe me zbatimin e detyrimeve ose rekomandimeve që institucionet u kanë bërë ministrave përkatëse, qeverisë, dhe Kuvendit për ndryshime ligjore, buxhet, nxjerrje aktesh nënligjore e të tjerë. Unë kam një sugjerim, meqenëse këtu kemi ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që të gjitha institucionet që po raportojnë të pyeten në mënyrë të detajuar për këto dy aspekte, pasi Kuvendi ka një vakum të informacionit lidhur me zbatimin e rezolutave të Kuvendit dhe me rekomandimet që institucionet e pavarura bëjnë ndaj ministrive përkatëse. Kjo është e detyrueshme dhe besoj se komisionet e përhershme nuk mund ta bëjnë dot detyrën dhe punën e tyre pa pasur një informacion, që duhet t’ua vënë në dispozicion shërbimeve të Kuvendit, por ata nuk kanë informacion as nga ministrat dhe as nga një pjesë e institucioneve që raportojnë në Kuvend. Në këtë kuadër, do të ishte e domosdoshme një gjë e tillë dhe besoj se kjo mund të bëhet në këtë fazë, kur po raportohet, me qëllim që edhe rezolutat që do të miratojë Kuvendi të mos jenë përsëritje e rezolutave të mëparshme me fjalë të përgjithshme, por të jenë detyra konkrete. Ky është një nga shqetësimet që është ngritur nga shërbimet e Kuvendit.

-Elisa Spiropali: Të gjitha institucionet e pavarura kanë ankesa në lidhje me rekomandimet e tyre. Unë pata një takim me ta (zonja Hysi, të kam nisur një raport për kërkesat që ata kishin, të njëjtin raport e kam nisur edhe në ministri), kam takuar të gjithë krerët e institucioneve të pavarura, që kanë lidhje me Kuvendin. Ata na kanë sjellë me shkrim dhe me e-mail nevojat dhe rekomandimet që kanë. Unë ua kam nisur të gjitha ministrive dhe duhet që ta intensifikojmë pak këtë punë, sepse shikoj që ka një qasje pak diskriminuese ndaj vetë institucioneve të pavarura, të paktën nga pjesa e ekzekutivit këtë gjë e kam diskutuar. Është e vërtetë që rekomandimet e tyre janë të detyrueshme ose të paktën duhet të kemi një përgjigje edhe në raport me detyrimet që ka Kuvendi për monitorimin.

-Gramoz Ruçi: Dua të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet që ngritën anëtarët e Konferencës së Kryetarëve. Në lidhje me institucionet e pavarura, nuk duhet të lihet kjo gjë kështu, ku shërbimet e Kuvendit të thonë: “Nuk kemi informacione” apo përfaqësuesja e qeverisë të thotë: “I dëgjova edhe unë, por ata nuk i plotësojnë”. Këto gjëra nuk duhet të ngelen jetim. Shërbimet e Kuvendit prandaj janë, Vasilika, që të mos u fshish lotët as t’i dhe as unë. Ato janë aty për tri gjëra: Së pari, të dinë në çdo orë, në çdo çast dhe në çdo moment se cilat janë rekomandimet e secilit prej 21 institucioneve të pavarura kushtetuese të ngritura me ligj. Së dyti, ku janë adresuar. Së treti, kush e ka plotësuar dhe kush nuk e ka plotësuar. Në lidhje me ato që nuk janë plotësuar, duhet të të vënë në dijeni ty, duhet të më vënë në dijeni mua, duhet të futen në komunikim me shkresa, me firmën tënde ose timen, dhe t’i drejtohen institucionit, ministrisë përkatëse, ku t’i thuhet:

“Zotëri, ne si Kuvend, duam përgjigje për 1, 2, 3 ,4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 gjëra deri në këtë datë”. Nga ana tjetër, ministrja që mbulon Marrëdhënien me Parlamentin, duhet të jetë e azhornuar me këtë informacion dhe duhet të kërkojë në mbledhjen e qeverisë, si e ndërton punën ajo, me qëllim që qeveria të jetë e azhornuar dhe e plotësuar me këtë çështje, pasi shumë shpejt këto institucione do të mblidhen dhe unë aty nuk do të bëj retorikë boshe, unë do të bëj bilancin dhe më pas kemi detyrimin të njoftojmë seancën për këtë çështje. Prandaj ja ku jemi, nuk i ndaj ministrat në të vjetër apo të rinj. Në raport qoftë në takimin e radhës që do të bëjmë me institucionet e pavarura, qoftë me raportimin që do t’i bëjë  parlamentit, do të përmendet me emër dhe mbiemër çdo ministër, që nuk e përmbush misionin e tij si ministër në raport me këto institucione. Në rregull. Prandaj mos thonë si?! Domethënë, t’ju bëhet e qartë, veçanërisht të rinjve, që janë vendosur ministra, që, në fund të fundit, ata nuk e dinë, nuk janë familjarizuar me këtë çështje, prandaj duhet ta kenë të saktë. Të mos thonë si na doli publikisht emri kështu. Prandaj, pa shkuar këtu, edhe shërbimet e Kuvendit duhet t’ua bëjnë të qartë, edhe ju si ministre që mbuloni Marrëdhëniet me Parlamentin duhet t’ua bëni të qartë, pastaj në qoftë se nuk e bën ai detyrën, atëherë do t’i dalë emri në tabelën e zezë./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Dalin para gjykatës për masën e sigurisë protestuesit e 13 prillit, ish-deputetët e opozitës në mbështetje të tyre

Dalin para gjykatës për masën e sigurisë protestuesit e 13 prillit, ish-deputetët e opozitës në mbështetje të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

January 23, 2026
Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In