• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi në Berlin: Hapja e negociatave, beteja jonë kryesore! Ministri gjerman: Ju mbështesim!

by Java News
06/02/2019 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u takuan edhe me Ministrin e Shtetit për Çështje të BE, Michael Roth. Gjatë këtij takimi, Ruçi e vuri theksin te mbështetja e qeverisë gjermane dhe kancelares Merkel në procesin e vendimmarrjes së Vendimit të Këshillit Europian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019. Ruçi i shprehu Ministrit Roth mirënjohjen për angazhimin e tij personal, si një zë i fuqishëm në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Çelja e negociatave të anëtarësimit është beteja kryesore e Kuvendit, Qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët janë unanimisht në mbështetje të këtij proçesi”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, duke shprehur bindjen se Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj, duke njohur e vlerësuar përparimin e Shqipërisë në arritjen e objektivave për çeljen e negociatave. Nëpërmjet ministrit Roth, kryetari i Kuvendit falenderoi Qeverinë gjermane për vlerësimin se Shqipëria është një garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe se luan një rol thellësisht pozitiv në kontekstin rajonal. Ruçi i shprehu ministrit Roth vullnetin dhe përkushtimin maksimal të Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve shqiptare për të punuar dhe merituar plotësisht hapjen e negociatave në qershor 2019.

Nga ana e tij, ministri Roth vlerësoi arritjet e reformës në drejtësi, si një reformë e sukseshme dhe vlerësoi partneritetin e ngushtë midis të dy vendeve në funksion të procesit të integrimit europian te Shqipërisë. “Qëndrimi i Politikës së Jashtme Gjermane, vazhdon të mbetet mbështetës për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE“, tha Roth, duke vënë theksin te realizimi i reformave. Ministri Roth shprehu gjithashtu keqardhjen për mos anëtarësimin e Kosovëd në INTERPOL.

Kryetari Ruçi e informoi ministrin Roth mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe të procesit të Vetting-ut. “Parlamenti ka miratuar 20 ligje, pjesë të paketës prej 27 projektligjesh të reformës në drejtësi, si edhe ka në shqyrtim pjesën tjetër të këtyre projektligjeve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka konstatuar se ky procesi i Vetting-ut është kryer në mënyrë tërësore e profesionale. Me formimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit është hapur rruga për plotësimin dhe krijimin brenda muajve të ardhshëm të institucioneve të qeverisjes së sistemit tëdrejtësisë”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit e informoi bashkëbiseduesin edhe mbi përkushtimin e Kuvendit dhe të Qeverisë si edhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, ecurinë e reformës zgjedhore dhe përpjekjet e maxhorancës për të ndërtuar një proces bashkëpunues e produktiv me opozitën për kurorëzimin e reformës, si edhe përpjekjet dhe rezultatet në dekurajimin e kërkesave të pabazuara të qytetarëve shqiptarë për azil.

/a.meta

Next Post
FMN: Kujdes, por Kosova shton ne pensione edhe 2515 veteranë të UÇK-së

FMN paralajmëron: Politikat populiste po e çojnë Italinë drejt recesionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In