Pas raportimit të KLP dhe KLGJ për punën e bërë gjatë vitit 2019-të, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi me patjetër plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.
Duke iu drejtuar kryetares së KLGJ-së, Neureda Llagami, Ruçi tha se nuk ka arsye ligjore që të mos plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Ai madje tha se me këtë akt po mbahej peng edhe integrimi i Shqipërisë në BE.
“Kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese? S’ka arsye ligjore që ju me mos hapjen e të gjitha vendeve të mbani peng Shqipërinë deri në Bruksel. Kur themi të hapen menjëherë dhe sa më shpejt, shumë shpejt që të mos jemi tek momenti që të preukupohen Ligjet për mosplotësim të kësaj rezolute”,- tha Ruçi pasi zonja Llagami përfundoi fjalën e saj.
/e.rr