• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë, funksionale brenda vitit 2020

by A R
07/09/2020 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë filloi sot sesionin e ri parlamentar. Në seancën që u hap nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ky i fundit u zotua se brenda këtij sesioni, midis të tjerave do përmbushen 6 objektiva të rëndësishme.

Mes tyre përfshihen edhe bërja tërësisht funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dy zotime të cilat Ruçi i konsideron të guximshme.

“Një objektiv i rëndësishëm do të jetë nxitja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për bërjen funksionale brenda vitit 2020 të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të rezultojë e nevojshme, ne si Kuvend jemi të gatshëm t’i propozojmë Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve ndryshimet përkatëse në zbatim edhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për zgjedhjen  e emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nxitja e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të bërë funksionale Gjykatën e Lartë brenda vitit 2020. Edhe pse ky mund të tingëllojë si një objektiv i guximshëm, unë mendoj se nëse KLGJ shfrytëzon maksimalisht të gjitha mundësitë, mund të arrijë që 6 vakancat e shpallura dhe që janë në proces, të plotësohen brenda këtij viti”.

Kreu i Kuvendit bëri me dije se u ka kërkuar të gjitha partive politike, përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare, që brenda 10 Shtatorit të depozitojnë kandidaturat për anëtarët e rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Pasqyrimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetutese të 30 Korrikut dhe përfundimi i Reformës Zgjedhore, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare të ardhshme të jenë një garë me rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjitha subjektet politike që do garojnë. Njëherësh u kam kërkuar nëpërmjet një letre të gjitha grupeve parlamentare, por jo vetëm, dhe subjekteve politike opozitare jashtëparlamentare, që brenda datës 10 Shtator të depozitojnë kandidaturat e kërkuara për nisjen e procedurave parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ”.

Objektivat e tjera të Kuvendit të Shqipërisë, sipas Ruçit kanë të bëjnë me punën për negociatat e anëtarësimit në BE, planin strategjik të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2020-2025 dhe forcimin e kontrollit parlamentar.

“Kuvendi do të kontribuojë në negociatat e anëtarësimit nëpërmjet përafrimit të legjislacionit, forcimit të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar, hartimit të zbatimit të planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve në raportin e 2020 të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Miratimi i planit strategjik dhe i planit të veprimit të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2020-2025 financuar nga qeveria zvicerane për zbatimin e këtij projekti, Kuvendi do të vazhdojë të bashkëpunojë me OSBE dhe Institutin Demokratik Amerikan, të cilët bashkë me ambasadën e Zvicrës, do të dëshiroja t’i falenderoja për partneritetin e shkëlqyer me ta.

Për forcimin e kontrollit parlamentar do të përfshijmë në platformën ndërinstitucionale online rezultatet e Kuvendit me hapësirë të dedikuar për çdo institucion të pavarur duke bërë të mundur ndjekjen e zbatimit të tyre nga ana e të gjithë deputetëve dhe grupeve të interesit”.

/a.r

Next Post
Kroacia kërkon ndihmën e Edi Ramës, heton presidentin për pushimet në brigjet shqiptare

Rama: Detin e lëshuan Berisha, Meta dhe Basha! Monika kishte vetëm varkën, se lopatën e mbante Iliri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In