Ndërsa deputeti i PD, Sali Berisha, mori si shembull Somalinë dhe Ganën për votimin elektronik, i menjëhershëm ka qenë përgjigja e Gramoz Ruçit.
Duke folur nga foltorja, Ruçi tha se Shqipëria aspiron Evropën ndërsa i kujtoi Berishës se nuk lejoi të hapte kutitë e votimit në emër të transparencës dikur.
“Shqiptarët duan të shkojnë në Hollandë ku është arsimuar kryetari yt dhe e ka hequr atë që kërkon ti. Shqiptarët duan të shkojnë në Gjermani dhe Francë, që e kanë hequr votimin elektronik. Je në një vend që nuk shkëlqen për zgjedhjet prej 25 vitesh. Në vitin 2011 rezultoi fitues Edi Rama me 10 vota dhe ti e përmbyse. Kur bëni krahasim mes jush dhe nesh, njerëzit e kanë të qartë se kush është manipulator” – tha Ruçi.
Kreu i Grupit të PS risolli në vëmendje propozimin e Bashkim Finos për votimin e emigrantëve një vit më parë, ndërkohë që PD nuk është shprehur aspak për këtë çështje. /b.d










