• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rublat ruse, vetëm maja e ajsbergut”/ Frrok Çupi: Rusia e goditi fort Europën me anë të Berishës dhe Metës

by Java News
03/04/2023 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, si edhe investimet ruse Shqipëri.

Çupi tha se situata në PD është parashikuar prej kohësh, ndërsa theksoi se kjo parti e ka mbyllur edhe ciklin e lidhjeve me popullin, PD është e padëshirueshme. Kthyer te investimet ruse, Çupi tha se Rusia e goditi fort Europën me anë të Berishës dhe Metës.

“Gjithçka po ndodh në PD është e parashikuar, këto që po ndodhin tani janë në vijën logjike të asaj partie dhe asaj që po ndodh aty.

Prej kohësh është kuptuar se PD e kishte mbyllur ciklin e vet, dhe duke qene se i përket një qenieje që e ka mbyllur ciklin, le ta konsiderojmë qoftë edhe biologjik të jetë dhe më pas, ka mbyllur ciklin politik, të mbijetësës si organizëm serioz, ka mbyllur edhe ciklin e lidhjeve me popullin, PD është e padëshirueshme.

Që kurse PD sulmoi me ushtrinë e shtetit gjysmën e popullsisë së vet, e fundosi pasurinë e vet, në skemat piramidale, vrau njerëz në rrugë, dogji e shkatërroi për interesa personale dhe është shpallur si partia që ndodhet në zgripin e gjësë për t’u shpallur non grata si parti.

E gjithë strategjia e tyre për të shërbyer edhe shërbimet vendeve jo mike ndaj vendit tonë, është një ciklon shumë i madh. Një ciklon që ka shpërthyer fort nga vitet 2016, 2017 2018 dhe vijojnë por në një mënyrë më të ndryshuar.

Vetëm 2-3 gjëra më lejoni t’ju them. Në 2016 janë kryer pagesat e para për Monika Kryemadhin, Në 2017 pagesat e dyta. Në pagesat e para ka ndodhur rezistenca e fuqishme e Metës dhe Berishës për të mos bërë reformën në drejtësi. Ishte rezistenca e parë, e paimagjinueshme kundër SHBA dhe drejtësisë në vend. Kjo është maja e ajsbergut, ne do shohim cfaë ndodh, zhvillimet do zbulojnë llahtare të mëdha.

Në 2017, deputetët e Berishës u larguan nga parlamenti. Mund ta krahasoj këtë moment me luftën në Ukrainë, Rusia e goditi fort Europën me anë të Sali Berishës dhe Ilir Metën.

Ishte mendje ruse, me qëllim që të krijojë modele të tjera europiane. Dhe mendoni sikur të gjithë deputetët e pakënaqur të largoheshin nga parlamentet do të thotë, të binin shtetet në Europë. Ishte një bombë nukleare.

Vijmë në 2018, kur janë bërë sërish pagesa. Të gjitha dhanë efektet e tye. Në 2018, ilir Meta alternoi rolet me gruan me familjen e vet. E përjashtoi nga familja, me qëllim që në një moment të caktuar ajo të konsiderohej si e përjashtuar. Krijoi, një monstër të shtetit, duke bërë zonjë të parë një fëmijë, dhe largoi kryemadhin që ishte hedhur në flakë dhe i kishte të shënuara gjërat.

Meta donte të qëndronte president. Të njëjtën gjë ka bërë Sali Berisha, dmth këta kanë përdorur jo vetëm familjen politike, këta kanë përdorur familjen biologjike.

Në 2018 Meta nisi të akuzojë Amerikën duke thënë nga Pogradeci se mua po më vrasin si Alenden. Ishte e tëra, sipas modelit të agjenturave rusë. Në 2019, Meta kreu grusht shteti me dekretin për anulimin e zgjedhjeve. Rusia në këto periudha kishte të njëjtën taktikë për të ardhur te Ukraina.” u shpreh Çupi në studion e Tirana Live në ABC News.

 

/s.f

Next Post
Cënuan truallin e xhamisë në Vlorë/ Kallëzohen në SPAK drejtori, ish-drejtori dhe 6 zyrtarë të ASHK

Cënuan truallin e xhamisë në Vlorë/ Kallëzohen në SPAK drejtori, ish-drejtori dhe 6 zyrtarë të ASHK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com