• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rubio: Aleatët të vënë nën kontroll Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ose Amerika do e çmontojë pjesë-pjesë –

by Java News
09/10/2026 16:56
Rubio: Aleatët të vënë nën kontroll Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ose Amerika do e çmontojë pjesë-pjesë -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kritikoi ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin juridiksionin e saj mbi qytetarët, ushtarakët dhe udhëheqësit politikë amerikanë.

Rubio njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj gjykatës, duke theksuar se administrata e presidentit Donald Trump synon të pengojë çdo veprim të saj kundër amerikanëve.

Gjatë një fjalimi të mbajtur, Rubio paralajmëroi se Uashingtoni do të vijojë përpjekjet për ta çmontuar institucionin nëse nuk ndalen këto veprime.

“Për dekada me radhë, si republikanët, ashtu edhe demokratët e kanë kundërshtuar idenë se Gjykata Penale Ndërkombëtare ka kompetencë të gjykojë qytetarët amerikanë, personelin ushtarak apo udhëheqësit politikë, sepse Amerika nuk iu bashkua kurrë kësaj gjykate.

Ne nuk kemi nevojë për atë gjykatë dhe nuk e duam atë. Por tani, ekspertë globalistë, që ndodhen përtej oqeanit, nuk duan t’ia dinë se çfarë mendoni ju. Ata duan që Gjykata Penale Ndërkombëtare të bëjë më shumë, përfshirë ndjekjen penale të qytetarëve amerikanë dhe personelit ushtarak që mbron vendin e tyre.

Ata duan të ndjekin penalisht agjentët e patrullës kufitare që mbrojnë kufijtë e vendit tonë. Duan të ndjekin penalisht edhe udhëheqësit tanë të zgjedhur, të cilët garantojnë sigurinë tonë kombëtare. Ata kërkojnë më shumë pushtet dhe duan ta fitojnë atë në kurriz të sovranitetit tonë si komb.

Presidenti Trump nuk do ta lejojë kurrë Gjykatën Penale Ndërkombëtare të ndjekë penalisht amerikanët. Për këtë arsye, sot Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Do të ndalojmë transaksionet me këtë gjykatë të dalë jashtë kontrollit, duke i ndërprerë burimet dhe duke e paralizuar aftësinë e saj për të vepruar kundër nesh.

Mesazhi ynë është i qartë: Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan nuk i nënshtrohen juridiksionit të kësaj ICC-je të rreme. Të dyja partitë bien dakord për këtë, por vetëm Presidenti Trump ka vendosmërinë për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij kërcënimi, një herë e mirë.

Ose ICC-ja do t’i japë fund kërcënimeve të saj, ose ne do t’i japim fund ICC-së. Ne presim që aleatët tanë, shumë prej të cilëve janë pjesë e ICC-së dhe mbështeten te personeli ushtarak amerikan për mbrojtjen e tyre, ta vënë nën kontroll këtë gjykatë të dalë jashtë kontrollit. Nëse nuk e bëjnë këtë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë fushatën për ta çmontuar ICC-në, pjesë-pjesë, derisa amerikanët të mos jenë më të kërcënuar”, tha ai.

Today, the Trump Administration is sanctioning the ICC.

This action should encourage our Allies within the Court to work for solutions to end this threat to U.S. sovereignty forever. https://t.co/D86dCqLUaZ

— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) October 9, 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

November 26, 2026
ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

November 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Nëntor 2026

November 26, 2026
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

November 26, 2026
Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

November 26, 2026
Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

November 26, 2026
Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

November 26, 2026
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In