• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ruaji ato paratë se do na duhen për avokat”, policët në Morinë e kishin parandjerë ‘fundin’ e tyre

by A R
12/04/2022 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

32 ishin policët e arrestuar pak ditë më parë në Morinë, pasi kishin organizuar një aktivitet korrupsioni dhe që funksiononte prej kohësh. Këtë ka zbuluar SPAK për atë që ndodhte në Pikën Kufitare me Kosovën, ku janë arrestuar dhjetëra punonjës edhe nga pala kosovare.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, është zbuluar një detaj i veçantë në të gjithë morinë e përgjimeve që zbuluan plot 312 episode korrupsioni.

Në një nga përgjimet zbulohet se punonjësi i policisë Reni Dokolli ka dërguar me video pamje filmike ku në sediljen e parë të automjeti të tij shfaqen një shumë e madhe parash prerje 50-tëshe të cilat ia dërgon koleges se tij Diana Toçila e cila i kthen përgjigje:”….ruaji se na duhen për avokat….”.

Gjithashtu në një bisedë tjetër ku dikush kërkon të kalojë disa plumba në kufi por e shqetëson mundësia e kontrollit me skaner.

Biseda e regjistruar

V. A: Kam nje pytje, ti qe je kufitar?

Reni: Po vlla me thuaj

V.A: Shif Jam tu shku Kumanove. Kam mar ca pluma, a kan skaner ne kabina ata ?… Apo veç po dyshun te nalin.

Reni: Tani me dyshu te fusin edhe ne skaner! Mesa di un kan skaner! Po vec po dyshuan

V. A: Dmth ne kabin nuk ka rezik

Arrestimi i 31 efektive të policisë dhe punonjësve të doganës së Morinës të premten e kaluar nuk ka ndikuar në zhvillimin normal të punës dhe lëvizjes së qytetarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri. Burime pranë doganës së Morinës bëjnë të ditur se ata janë zëvendësuar menjëherë pas përfundimit të operacionit të përbashkët të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë, katër ditë pas arrestimit të tyre në Morinë, situata është e qetë si një dite normale pune.

Burimet thane se puna për asnjë moment nuk është ndërprerë, pavarësisht arrestimeve. Aktualisht po punohet me 6 sportele dhe vijojnë kontrollet rutinë të mjeteve dhe qytetareve që hyjnë në territorin e Shqipërisë, ndërkohë që me rritjen e temperaturave pritet që gjatë fundjavës të ketë fluks të shtuar të lëvizjes së qytetarëve.

GJKKO, në një seancë rreth 5 orë, vendosi dje që të lë në fuqi masat e SPAK, ku 15 efektivë u lanë në ‘Arrest me burg”, 14 në “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Report Tv siguroi dje edhe emrat e 31 efektivëve.

Ata akuzohen nga SPAK se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. Policët shqiptarë bashkëpunonin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

/a.r

Next Post
Njohja e patentave nga Gjermania/ Rama: Inspektorët ndryshuan mendim kur erdhën në Shqipëri

Njohja e patentave nga Gjermania/ Rama: Inspektorët ndryshuan mendim kur erdhën në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Miti i diasporës së ndriçuar politikisht

August 15, 2026
324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë/ Shkatërrohet banda në Greqi, drogën e fshihnin në ngarkesa me letër për riciklim

324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë/ Shkatërrohet banda në Greqi, drogën e fshihnin në ngarkesa me letër për riciklim

August 15, 2026
Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

August 15, 2026
VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

August 15, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Përplasen dy automjete në Fier, plagosen babë e bir, mes tyre një i mitur

August 15, 2026
I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

August 15, 2026
Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

August 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 15, 2026
Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com