• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ruaje nusen nga Bregoviçi!”

by Pëllumb Kulla
12/08/2021 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Trishtohem fort, kur një djali i ri, apo burrë i vjetër kosovar, mes një numrit të shumtë, tek ndihet që janë të organizuar të më shkruajnë, pa qenë miqtë e mi në faqe të fejsbukut, hyjnë në faqen time, shajnë, mallkojnë dhe më kërcënojnë. E bëjnë pasi dy ditë të shkuara, ngrita zërin për absurditetin e konfliktit të ri e të turpshëm mes shqiptarëve, për një artist të mrekullueshëm bosnjak, i cili ka kënduar në kohën që shumë serbë, poshtërsisht, dhunonin në truallin e Kosovës dhe ndërkohë i pëlqenin këngët e tij, sikurse i pëlqeja unë.

Kjo është afria e vetme që kam unë me ata kriminelë.

Meqë e dijnë serbishten, më mirë le të na i përkthejnë fjalët që ka kënga me kallashnikov, se mbase mësojmë që me atë armë ai fton të vriten shqiptarët… Që ne pastaj, me të drejtë, ta përbuzim e t’i kthejmë kurrizin Bregoviçit.

Këngë me armë kemi edhe ne plot: “O djem rrëmbeni pushkët”, “Topi bam e ti, po tutje!” “Do marr çiften” “Topa mitroloza rrahin pa pushim”… Po ato na sjellin emocione të mira.

Ne, “tradhtarët” shahemi, se artisti jugosllav ato kohë këndonte aq bukur, sa frymëzonte invazorët e trojeve kosovare…

Po mirë, more djem të Kosovës së sotme, ne duhet të shajmë dhe urrejmë artistët turq, italianë, grekë dhe gjermanë, ngaqë ca bashkatdhetarë të tyre me uniforma e vezme me fishekë në brez, na patën vrarë e prerë shekullin që shkoi?!

Një (djalosh?) me emër Ersan Jashari, që nuk ka faj shumë që nuk më njeh, (se që ai nuk më njeh është faji im), më shkruan:

“Tradhtia ndaj kombi nuk asht ndryshe mos vall e ke pas familjar Esat pash Toptani ruje nusen se bregoviqi ta merr por nashta se kije dert se bregoviqi ka emer te madh se me te vertet ai asht nji Patriot i madh per kombin e vet nuk asht tradhtar si ju…”

Nuk e trishton njeriun një shkrim i tillë? Ka kundërshtar më të vështirë për një shkrimtar, (që ka shkruar dhe për Toptanin, pale!), se një djalë (burrë) që në vend të shkojë edhe ca javë më shumë në shkollë, ku do t’i jepnin edhe një trastë me pika dhe presje, shkon në një tubim, ku e udhëzojnë të mbrojë çështjen kombëtare nga ne, tradhëtarët?

Po e mbyll këtu e nuk shkruaj dot më gjatë, se tani jam edhe më i ngarkuar e më i zënë, se “po e ruj dhe nusen time, Xhuljetën, “nga Bregoviqi”

Na ndihmoftë, Zoti! Sidomos sot, që me këtë nuse kam edhe 52 vjetorin e martesës! Nuses i ka hyrë frika, po ne, burrat, mbahemi.

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Nga vendi i parë tek i pesti, njihuni me shenjat udhëheqëse të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In