• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ruaj një palë këpucë…” flet për herë të parë vëllai i Leotrimit që u vra me granatë nga serbët

by A R
12/06/2024 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 25-vjetorin e  çlirimit të Kosovës, ish-ushtari i UÇK-së, Bahri Ahmeti ka rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare”, në RTSH1, ngjarjen e tmerrshme gjatë luftës kur i vëllai i tij i vogël u vra me granatë nga forcat serbe.

Ahmeti ka folur për ngjarjen e tmerrshme duke kujtuar detajet se si shpërtheu granata e hedhur në oborrin e shtëpisë së tyre, ndërsa ai ndodhej bashkë me babanë e tij në front të luftës.

“Në momentin kur ka rënë granata në oborrin tonë, unë isha në vijën e parë të frontit me babanë, ndërsa në shtëpi ishte nëna dhe vëllezërit, motrat dhe kushërinjtë.

Sipas rrëfimit që ka bërë nëna dhe vëllezërit e mi, më atë moment kur ka rënë granata ka qenë në lëvizje për të marrë disa gjëra të ngarkuara në rimorkion e traktorit, atëherë ka rënë granata në oborr ku ishin mbledhur fëmijët.

Në atë rast ka gjetur vdekjen Vjollca, 5 vjeçare, ka marrë lëndime të rënda vëllai im Leotrimi, djali i xhaxhait, Brahimi, motra ime Fatmira, gruaja e djalit të xhaxhait, vajza e saj, Shpresa. Ata që nuk ndodheshin afër vendit ku ndodhi shpërthimi ishin vëllezërit e mi ku për fat të mirë nuk qëlluan bashkë në oborr”, u shpreh Ahmeti.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon edhe kujtimet që ka lënë pas Leotrimi i vogël.

“Mbajmë mend dhe kujtojmë  çdo lëvizje, fjalë dhe lojërat që bënte Leotrimi. Ajo që më ka mbetur prej Leotrimit janë një palë këpucë të tij. Ato na kujtojnë atë, sa herë i shikojmë ne mërzitemi, por ç’të bëjmë”, rrëfeu gati i përlotur Bahri Ahmeti.

/a.r

Next Post
Besi dhe Fjoralba e nisin me “falje” finalen e Ferma VIP, zbulojnë arsyet pse munguan në gjysëmfinale

Besi dhe Fjoralba e nisin me “falje” finalen e Ferma VIP, zbulojnë arsyet pse munguan në gjysëmfinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com