• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RTSH surprizon shikuesit/ Champions League tashmë do të transmetohet falas, pa asnjë pagesë

by Java News
24/06/2020 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Radio Televizion Publik ka bërë një blerje të bujshme: Champions League.

Sipas një njoftimi të RTSH, Champions League do të transmetohet falas për shqiptarët nga vitit 2021 deri në 2024.

“RTSH, transmetuesi publik, plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran sezonet 2021-2024 të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të dashur e të ndjekur në mbarë kontinentin tonë, pse jo, edhe në glob. Radio Televizioni Shqiptar fituar të drejtën e transmetimit të “UEFA Champions League” për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Pasi e ka fituar tenderin e të drejtave televizive, organizuar nga UEFA, tashmë ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar, duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e RTSH.

Njoftimi i RTSH

Transmetuesi Publik plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024…

Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm.

RTSH konfirmohet edhe një herë tjetër një partner serioz për institucionet të tilla si UEFA apo FIFA që i kanë besuar kompeticionet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit.

Duhet përmendur fakti që Transmetuesi Publik ka kryer një sakrificë shumë të madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë shqiptarëve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë….

UEFA Champions League dhe Superkupa e Evropës i shtohet kështu paketës fantastike të sporteve në Platformën Digjitale të televizionit publik, duke u radhitur mes vendeve të para në Evropë për sa i përket cfarë ofron në buqetën sportive.

Transmetimeve të rëndësishme të futbollit si: Kampionatit Evropian 2021, Kampionatit Botëror 2022, Kupës së Botës për Klube 2020-2022, Kupës së Anglisë 2020-2022, Kupës së Spanjës 2020 -2022, Kupës së Gjermanisë 2020-2022, European Qualifiers, UEFA Nations League, ndeshjeve të gjithë përfaqsueseve të Shqipërisë luajtur në vendin tonë, apo edhe Evropianit U21, i shtohet eventi i eventeve….,

Natyrisht që buqeta sportive nuk është kufizuar vetëm tek futbolli. Formula 1 edhe për dy sezone, Moto GP për 3 sezone, Euroliga e Basketbollit 3 sezone, Gjithë Botërorët e sporteve të tjera, apo edhe gjigandët e Ërestlingut amerikan janë tashmë programe që janë përqafuar me kohë nga publiku shqiptar.

Duke filluar nga viti 2021, ku RTSH gëzon të drejtën e Evropianit të futbollit, të drejtën ekskluzive të Lojrave Olimpike qershia mbi tortë do të jetë Trofeu i Lakmuar nga gjigandët e futbollit.. Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Bayern Mynih, Juventus e shumë shumë yje të tjerë që do të vijnë pa asnjë pagesë shtesë për herë të parë në Transmetuesin publik.

RTSH plotëson kështu një nga ëndrrat e shqiptarëve të cilët mund të ndjekin ekipet e tyre të preferuara nëpërmjet teknologjisë më të lartë të transmetimit dhe shtrirjes më të madhe të sinjalit, sepse Televizioni publik tashmë mbulon 95% të territorit, ka 13 kanale televizive nga të cilat 3 në standartin Ultra HD, por ka gjithashtu edhe 10 kanale radiofonike apo 6 kanale televizive satelitore. RTSH Tani është një tjetër mundësi e artë për të ndjekur programet e platformës së transmetuesit publik, duke qënë aplikacioni më i vizituar televiziv, aq më shumë tani që shtohet edhe UEFA Champions League. Gjithcka është arritur, pa lëvizur aspak taksën e aparatit që mbetet e njëjta me vitin 2011, duke treguar edhe një herë, dëshirën dhe qëllimin madhor…t’i kthejmë publikut televizionin e tyre, pa interferenca politike apo private. Shqiptarët tashmë kanë një arsye më shumë për të thënë: Ky është Radio Televizioni Ynë…

g.kosovari

Next Post
OFL “zbarkon” në Vlorë, iu kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 4 personave (EMRAT)

Vrasje, prostitucion dhe organizatë kriminale, OFL "shënjestron" pasurinë e 4 të fortëve në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In