• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RTSH mbledh “Transmetuesit Europianë” për herë të parë në Shqipëri

by Java News
28/06/2018 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë ka zhvilluar sot punimet në ditën e parë, Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së, Bashkimit të Transmetuesve Evropianë. Kjo është hera e parë në historinë e EBU – së që RTSH pret Asamblenë e Përgjithshme. Po përse është zgjedhur Shqipëria?

Presidenti i EBU Jean Paul Philippot tha se “Është simoblike, 25 vite më parë ne mirëpritëm televizonet publike që vinin nga vendet europiane të lindjes. Dhe ne po e festojme këtë përvjetor këtu, dhe Tirana ishte vendi më i mirë për ta festuar këtë datë.”

Në qendër të punimeve dy ditore të asamblesë të aleancës drejtuese në rang botëror për shërbimin e medias publike janë sfidat me të cilat po përballen televizionet publike.

Drejtori i përgjithshëm i EBU Noel Curran tha për RTSH se “Ne po diskutojmë çështje të ndryshme që prekin median publike. Po flasim për gazetarinë dhe lirinë e medias. Si dhe për rëndësinë që ka gazetaria investiģative. Shkëmbime informacionesh të mira, debat të frytshëm dhe disa prezantime të mira gjithashtu” tha zoti Curran.

Pjesë e EBU janë gjigandët mediatikë si BBC, ZDF, ARD Televizioni Francez, RAI e shumë media publike, të gjitha shtete anetarë të Europës, drejtuesit e të cilëve marrin pjesë në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme.

Drejtori i përgjithshëm i televizionit publik gjerman, Wilhelm Ulrich u shpreh për RTSH : “Këto konferenca janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne sepse ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta. Ne duhet që të provojmë përherë vlerat tona. Gjithmonë do të jetë sfidë për ne pavarësia nga politika. Pasi ka përherë një tentative nga politika për të ndërhyrë dhe ajo që ne duhet të sigurojmë është që pavarësia është vlera jonë më e madhe.” theksoi zoti Ulrich.

Drejtori i Pëgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi gjatë fjalës së tij tha se besimi i publikut përbën sfidën më të madhe të RTSH. “RTSH është në një proces transformimi të thellë në rrugën e vetë për tu kthyer në shërbimin më të mirë për qytetarët, kontributi financiar i të cilëve e bën organizatën tonë të qëndrueshme dhe efiçente në rolin e vet informativ, edukues dhe zbavitës për publikun. Akoma besimi i publikut përbën sfidën më të madhe për ne” tha zoti Gëllçi.

Punimet e Asamblesë së 80 – të të Përgjithshme të EBU – së, u përshëndetën nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia që ka gazetaria cilesore dhe roli i medias publike në këtë çështje. Zoti Rama ndau vlerësime të larta për RTSH-në, duke e cilësuar krenari pavarësinë që ka krijuar RTSH . ” Jam shumë krenar që për herë të parë në Shqipëri ne kemi një tv publik që është totalisht e shkëputur nga qeveria, nga influenca politike” tha zoti Rama.

Bashkimi i Transmetuesve Evropiane – EBU është aleanca drejtuese në rang botëror e shërbimit të medias publike. Ka 73 anetarë në 56-të vende në Evropë dhe 33 anetare të asociuar në Azi, Afrikë dhe Amerikë. RTSH është pranuar anëtare me të drejta të plota në EBU në vitin 1999, duke u bërë pjesë e këtij komuniteti unik të organizatave mediatike që së bashku sigurojnë një zë të fuqishëm duke përkrahur dhe mbështetur vlerat e shërbimit të medias publike. /b.d

Next Post
Sulmohet redaksia e gazetës, të paktën katër të vrarë në SHBA

Sulmohet redaksia e gazetës, të paktën katër të vrarë në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

February 19, 2026
Trump bisedon veçmas me Ramën dhe Osmanin në Uashington

Trump bisedon veçmas me Ramën dhe Osmanin në Uashington

February 19, 2026
Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

February 19, 2026
Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

February 19, 2026
Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

February 19, 2026
“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

February 19, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

February 19, 2026
Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In