• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RTSH/ Dirigjentja Deliana Lazarova fiton Konkursin Ndërkombëtar

by Java News
09/03/2019 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bullgarja Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition.

Një mbrëmje emocionesh dhe arritje artistike do të cilësohej mbrëmja finale e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve.

RTSH dhe Orkestra  Sinfonike  e saj kanë përmbyllur me sukses të premten e 8 Marsit një ngjarje të madhe artistike. Një konkurs unik për Shqipërinë , por jo për arenën ndërkombëtare muzikore. Tashmë NRTA Conducting Competition është listuar në konkurset ndërkombëtare , fakt ky që e bën vëndin tonë një faktor të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës serioze.

Pas përballjes së 10 gjysmëfinalistëve në skenën e Universitetit të Arteve , për në natën finale u përzgjodhën 3 finalistë : Andrew Joon Choi- Korea e Jugut, Ji Yujue- Kinë dhe Delyana Lazarova –Bullgari.

Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të botës nderoi me çmimin e parë dirigjenten Delyana Lazarova. Një dirigjente e re në moshe por me një ekperiencë në drejtim me orkestra të rëndësishme si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë e Azi. Ajo është përzgjedhur si dirigjente edhe në Festivalin Aspen Music që do të zhvillohet gjatë këtij viti.

E  emocionuar Delyana  falenderoi të gjithë muzikantët e Orkestrës së RTSH-së duke shpresuar që të rikthehej sa më shpejt që të drejtojë një koncert të vërtetë me këta artistë të jashtëzakonshëm. Gjithashtu , Lazarova vlerësoi edhe kolegët e saj dirigjentë të cilët ishin vërtet shumë të talentuar.

Kryetari I kësaj jurie, Mjeshtri I Madh Zhani Ciko u shpreh se për jurinë ishte shumë e vështirë të merrte vendim kur ke të bësh me talente të tilla ,ndaj çmimin e dytë juria  e ndau midis Andrew Joon Choi dhe Ji Yujue.

Nga data 2 deri më datë 4 Mars 75 dirigjentë nga 35 shtete të ndryshme të botës kanë drejtuar Orkestrën Sinfonike të RTSH-së , e cila është vlerësuar si një pasuri e vyer tashmë jo vetëm në vend por në të gjitha trojet Shqiptare. Një orkestër e cila ka marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë personalitetet e muzikës që kanë bashkëpunuar me të. Po ashtu me nota maksimale kanë vlerësuar muzikantët e kësaj orkestre edhe juria e cila kishte në përbërjen e saj emra të muzikës botërore si :

 Zhani Ciko – Mjeshtër I Madh

Vittorio Parisi – Dirigjent, Docent në Konservatorin G.Verdi ,Milano.

Bernt Bauge- Menaxher I Filarmonisë së Bergen, Norvegji

Gyorgy Igric –Drejtor Artistik I Orkestrës Sinfonike të Radios, Hungari

 Maurizio Cocciolito –Drejtor Artistik I Solisti Aquilani

Kujtesa ndaj kompozitorit tonë të shquar Nikolla Zoraqi e bëri edhe më domethënës këtë konkurs, ku një nga veprat e tij emblemë e cila ka korrur sukses jo vetëm brenda vëndit kur është interpretuar por edhe jashtë saj, duke sjellë  kështu shpirtin kombit tonë nëpërmjet harmonisë dhe melodisë. Uvertura festive është luajtur 3 herë nga dirigjentë të kombësive të ndryshme, në 3 forma të ndryshme dhe nga një orkestër e vetme.

Përveç, Uverturës Festive të Zoraqit,  3 finalistët drejtuan dhe nga një kohë nga sinfonitë e kompozitorëve të mëdhenj si Dvozhak, Brams dhe Shuman duke spikatur kështu në stilin dhe karakterin e gjithësecilit .

Për të gjithë artdashësit finalja e madhe e këtij konkursi u transmetua direkt nga RTSH MUZIKË, si një kanal I dedikuar muzikor në tërësi ,por që tregon një kujdes të veçantë ndaj muzikës serioze si një vlerë e jashtëzakonshme në ushqimin shpirtëror .

RTSH ndërmori këtë nismë kurajoze për të realizuar një ngjarje të përmasave kaq te mëdha , ne bashkëpunim edhe me Classics Management , duke treguar se I përgjigjet kërkesave te publikut duke treguar vemendje te veçantë ndaj artit. (RTVSH)

 

 

 

 

 

Next Post
Këshilla për femrat/ Partneri ideal duhet të jetë i gjatë!

Këshilla për femrat/ Partneri ideal duhet të jetë i gjatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In