Gjykata e krimeve te renda ne Tirane caktoi masen arrest me burg pa afat ndaj prokurorit Haxhi Giu. Ai akuzohet se ka marre 29 mije euro rryshfet per ti lehtesuar akuzen e denimin nje te arrestuari per trafik droge.
Gjykata la në burg edhe shtetasin Aleks Shporri i cili është personi që i ka ofruar paratë përprokurorin Giu.
Haxhi Giu dhe Shporri, i kanë lënë paratë në një pikë këmbimi në Tiranë derisa prokurori i Krujës të ndryshonte akuzën për të arrestuarin për drogë. Personi që ishte arrestuar për drogë ishte vëllai i shtetasit që i dha paratë prokurorit.
Pasi Haxhi Giu nuk ka arriur të ndryshojë akuzn e të lehtësojë dënimin për të arrestuarin, paratë janë kthyer mbrapasht. I arrestuari në vitin 2014 për drogë ishte dënuar me tetë vjet burg.









