Seanca e cila përfundoi pas mesnate është shoqëruar me batuta në Kuvend. Ka qenë kryeministri dhe deputetët Edmond Spaho dhe Albana Vokshi, protagonistë të situatës që ka kaluar me ironi.
Ja disa prej batutave:
Spaho: Ke replikë?
Rama: Jo sonte nuk kam replikë.
Spaho: Bëj po deshe se kam dhe unë replikë
Rama: Sot më ke paralizu fare. S’kam asnjë koment
Vokshi: Z. Kryeministër mund ta vijoj fjalën?
Rama: Më fal zemra..
Spaho: Mos ik. Rri dëgjo mos i harxho lekët për publikime. Se je bërë si ai babai pijanec që e lë gjithë rrogën për alkool.
Rama: Të bëra një kompliment. Nuk ka replikë për komplimentin
Spaho: Kujdes se bën xheloz Bracen
Rama: Profesor…. Mirupafshim!