• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rryshfet për banesë sociale, pranga shefit të Strehimit në Bashkinë Korçë

by Lorenc Vangjeli
23/01/2016 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e përgjegjësit të sektorit të Strehimit në bashkinë e atij qyteti, Vasillaq Thimio, i akuzuar për “korrupsion pasiv…”. Pas hetimeve paraprake të Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, e cila është zbatuar pasditen e së Shtunës (dt. 23.01.2016) nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Nga hetimi i deritanishëm rezulton se, fillimisht shtetasi Vasillaq ka bërë një kallëzim, sipas të cilit është kërcënuar nga tre persona. Sipas kallëzimit, ai shprehet se këta tre persona tentojnë t’i marrin me pa të drejtë para, duke sajuar një histori, sipas të cilës ai u kishte marrë vite më parë një shumë të hollash një gruaje, në këmbim të klasifikimit si e pastrehë. Po sipas kallëzuesit, shtetasja D.K. e shoqëruar nga dy miq të saj, i ka kërkuar atij shumën prej 900 eurosh dhe 40 mijë lekë, për të cilat ata pretendonin se ia kishin dhënë Vasillaqit dhe ky i fundit nuk i kishte mbaruar punë shtetases D.K. Në versionin e tij të ngjarjeve, Vasillaq Thimio pretendoi se tre personat kishin tentuar ta merrnin edhe me forcë dhe ta hipnin në makinën e tyre.

Pas marrjes së kallëzimit, Prokuroria e Korçës pyeti tre personat, të cilëve u referohej kallëzuesi Vasillaq. Shtetasja D.K. deklaroi se, në vitin 2008, kishte aplikuar në Bashkinë Korçë për të përfituar një apartament si e pastrehë. Nga njohjet e saj, kishte mësuar se, për t;iu marrë parasysh aplikimi i saj, duhet të paguante një shumë parash tek Përgjegjësi i Zyrës së Stehimit, Vasillaq Thimio. Në atë kohë, shtetasja D.K., në shoqërinë e një personi tjetër, i kanë shkuar në zyrë Thimios dhe i kanë dhënë 900 euro dhe 40 mijë lekë të reja, me garancinë se do të përzgjidhej aplikimi i saj si e pastrehë.

Pasi muajt kalonin, shtetasja D.K. i kërkonte Vasillaqit që të mbante premtimin, për të cilin edhe kishte marrë shumën e parave. I dyshuari e ka përcjellë shpesh me garancinë se aplikimi i saj do të merrej parasysh shumë shpejt. Në vitin 2015, pas këmbënguljes së shtetases D.K., Vasillaq Thimio e kishte garantuar se do të merrte apartamentin. Por, në rrugë të tjera, shtetasja D.K. ka mësuar se shtëpitë për të pastrehët ishin ndarë dhe ajo nuk ishte ndër aplikimet fituese.

Në këto kushte, ajo, së bashku me dy shtetas të tjerë, i kanë shkuar fillimisht në afërsi të banesës dhe më tej në zyrë, ku i kërkonin shumën që D.K. i kishte dhënë Thimios në vitin 2008.

Gjatë këtyre bisedave, ky i fundit nuk ka pranuar në asnjë moment se i ka marrë paratë. Por gjithësesi, duke qenë në dijeni se tashmë prokuroria po kryente hetime, në dt. 19.01.2016, ka shkuar, së bashku me një person tjetër, në banesën ku jetonte D.K. Shoqëruesi i Vasillaqit i ka dhënë D.K. diçka të mbështjellë me fletë gazete. Shtetasja D.K., e frikësuar se çfarë mund të kishte në atë letër të mbështjellë, i ka kërkuar personit që shoqëronte Vasillaqin, të hapte pakon. Brenda pakos gjendej shuma 60.000 lekë, e cila, sipas Vasillaqit, ishte shuma që i kishte dhënë. Pasi i kanë dhënë pakon, janë larguar. Më pas, shtetasja D.K. dhe Vasillaqi kanë komunikuar në telefon, ku D.K. pretendon se shuma që i është dhënë Vasillaqit në vitin 2008 nuk është 60 mijë lekë, por më shumë. Nga këto biseda, krijohet dyshimi i arsyeshëm se Vasillaqi pranon që ka pasur shkëmbim parash, por nuk pranon që shuma është më e lartë se 60 mijë lekë.

Në këto kushte, Prokuroria e Korçës krijoi dyshime të arsyeshme se shtetasi Vasillaq Thimio ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv…”.

Next Post

Gjermania: Nuk ka reduktim të numrit të emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e humbisni këtë destinacion”, ‘Lonely Planet’ sugjeron Shkodrën për 2024

Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

October 31, 2026
Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In