• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëzimi avionit rus/ Tsipras ironizon Davotuglu: Fatmirësisht avionët tanë s’janë aq të shpejtë sa tuajët

by A R
30/11/2015 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka ironizuar homologun e tij turk Ahmet Davutoglu në lidhje me rrëzimin e avionit rus, duke i kujtuar këtij të fundit shkeljet e hapësirës ajrore që Turqia ka bërë në territorin grek. Përmes llogarisë së tij në Twitter, Tsipras ka shkruar jo pak, po plot 4 mesazhe të njëpasnjëshme. Twitteri i parë shkruante:

“Fat i madh që pilotët tanë nuk janë aq të shpejtë sa ata tuajët kundër rusëve”,

Dy shefat e qeverive morën pjesë në samitin BE-Turqi të mbajtur në Bruksel mbi krizën e refugjatëve, por Tsipras nuk sqaron nëse postimet ishin riprodhim i ndonjë bisede mes tyre apo u shkruan posaçërisht në Tëitter.

“Ajo që po ndodh në Egje është e papranueshme dhe e pabesueshme”, thuhet në mesazhin tjetër, të pasuar nga shpotia e radhës: “po shpenzojmë miliarda për armë”.

“Ju shkelni hapësirën tonë ajrore, ne ju diktojmë. Kemi sistemet më moderne ajrore, ama kur vjen puna në terren, nuk kapim dot trafikantët që mbysin njerëz të pafajshëm”, vazhdon Tsipras, duke lënë të kuptohet se fokusi kryesor duhet të jenë refugjatët e jo armët.

Kryeministri grek i referohet mes të tjerash në komentet e tij shkeljeve të vazhdueshme të hapësirës ajrore greke nga avionët turq, të cilat Ankaraja i mohon me forcë.

Mesazhet u fshinë shpejt, por jo përpara se Davutoglu t’i lexonte e t’i përgjigjej në mënyrë më diplomatike.

 “Aleksis, le të përqendrohemi më mirë tek axhenda jonë pozitive”, u shpreh shefi i qeverisë turke.

Tsipras vizitoi gjatë nëntorit Ankaranë dhe Stambollin për bisedime me homologun turk dhe presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe ishte në tribunën e ndeshjes miqësore mes dy vendeve, e cila u errësua nga vërshëllimat dhe thirrjet e tifozeve turq “Allahu akbar” gjatë minutës së heshtjes të mbajtur në nder të viktimave të Parisit.

Next Post

Motra e Kim Kardashian "abuzon" me kalin, pozon e zhveshur sipër tij (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In