Ishte shumë i shqetësuar të enjten në Parlament ish-kryeministri Sali Berisha. Ndër shumë tema që ai zgjedh, si rëndom, për të diskutuar, kishte zënë vend ajo ë përgjimeve nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas Berishës, qeveria Rama, kishte nisur me anë të tre ministrave, atij të brendshëm, të mbrojtjes dhe të transporteve, një proces kontaktimi më një kompani hakerash informatikë, për “të vënë shoqërinë shqiptare nën përgjim”. Berisha evokoi me këtë rast edhe precedentin e muajve më parë, kur rezultoi se krerët më të lartë të institucioneve, përfshirë kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, ishin pëegjuar nga shërbimet sekrete shqiptare. Një skandal që asokohe prodhoi një komision parlamentar hetimi, i cili nxorri edhe një raport që u mbajt i fshehtë nga sytë e publikut.
Po cili është lajmi, mbi të cilin vendoset akuza e Berishës? Ëikileaks është sërish në qendër, edhe kësaj rradhe. Sipas zbulimeve të kësaj shoqate të famshme për emailet e departamentit të Shtetit, që nga tetori i vitit 2013, disa zyrtarë shqiptarë kanë qenë në kontakt me një kompani e huaj, për të blerë prej saj programe kompjuterike që mundësojnë përgjimin e kompjuterave dhe telefonave të gjeneratës së fundit.
Programi mban emrin Remote Control System Galileo dhe është projektuar për të hyrë në një numër tepër të madh kompjuterash dhe smartfonësh, pa e ditur pronarët e tyre. Ai lejon mbledhjen fshehurazi të të dhënave nga të gjitha sistemet si Windows, Mac OS dhe Linuks. Softi në fjalë mund të përgjojë edhe telefonat e të gjitha llojeve. Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumëllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga nga Skype, Facebook, Tëitter, ËhatsApp, Viber, Line etj. Me anë të tij mësohet edhe vendndodhjen e telefonave, si dhe vidhen përmbajtja e tyre në mënyrë integrale.
Sipas zbulimit të Wikileaks SHISH ka marrë një propozim për ta blerë këtë program kompjuterik. Kontaktet mes kompanisë Hacking Team, janë zhvilluar që nga viti 2013. Mësohet se Shërbimi Informativ kishte pranuar parimisht që të shihte një prezantim të programit, në fillim të vitit 2014 dhe disa përfaqësues të kompanisë erdhën në Tiranë në shkurt të vitit 2014 për t’a paraqitur atë.
E blenë apo jo?!
Këtu nis dhe kontradikta në informacionet që disponohen. Mediat televizive thanë se SHISH nuk e bleu programin, por Javaneës.al disponon informacione që softi është vlerë nga shërbimet tona dhe është në funksion që nga fillimi i vitit 2015. Sipas burimeve në fjalë, rezulton se paisja është instaluar tashmë. Po ashtu, mëson Javaneës.al, bëhet fjalë se programi në fjalë ka startuar për të mbajtur nën kontroll veprimtaritë terroriste, ndaj të cilave është e ekspozuar Shqipëria. Që do të thotë se deri tani, mësohet se pjesë e prgjimeve kanë qenë kryesisht persona të dyshuar për terrorizëm.
Kjo do të thotë se ky aktivitet sensitiv është kryer me dijeninë dhe përkrahjen e tërthortë të partnerëve ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, Javaneës.al shkruan se paisja në fjalë është përdorur edhe kundër grupeve kriminale, pa përjashtuar, shkruan Javaneës.al, edhe përgjimin e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion, por kjo mbetet për t’u konfirmuar. Vetë SHISH ka nxjerrë një reagim publik, në të cilin thuhet se çdo aktivitet i tij kryhet konform ligjit. Një formulim standart, që nuk le asnjë shteg për të parë më qartë në një histori të errët dhe plot aspekte të paqarta. Për më tepër, kur deklarata e mësipërme nuk i përjashtoi zërat që qarkullojnë këto kohë në media.
Dyrmishi: Procedura amatoreske të Shërbimit
I pyetur nga BIRN, një ish-zyrtar i shërbimeve sekrete, Arjan Dyrmishi, është shprehur skeptik në lidhje me informacionet për blerjen e pasiejeve të reja përgjuese nga ana e SHISH. “Pajisje të tilla janë pjesë e misionit të Shërbimit Informativ Kombëtar por nuk mjafton vetëm të qenurit pjesë e misionit se në këtë rast ka një problem me mënyrën se si ata janë përpjekur ta prokurojnë këtë gjë, që është në mënyrë amatoreske, siç ndodh në përgjithësi në Shqipëri”, është shprehur ai.
Pohimet e tij forcojnë edhe më shumë dyshimet rreth procedurave që janë ndjekur nga shërbimet, për blerjen dhe administrimin e paisjeve të reja të përgjimit. “Në momentin që nuk ka elementë të tillë më duket amatoreske, dhe nëse publiku është shqetësuar për një lajm të tillë duhet të ishte i shqetësuar për këtë aspekt,”shtoi Dyrmishi.
Hera e dytë e Visho Ajazit
Nuk është hera e parë që SHISH i drejtuar nga Visho Ajazi Lika, vihet në qendër të akuzave. Në verën e viti të shkuar, u bë një zhurmë e madhe në lidhje me disa përgjime të pretenduara, që SHISH u kishte bërë zyrtarëve më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Rama dhe kreun e parlamentit Meta. Qindra orë biseda të përgjuara të të dy politikanëve në fjalë, u raportuan asokohe nga mediat. Të cilat më 18 shtator raportonin se një raport i hartuar nga një komision i posaçëm parlamentar që u ngrit për këtë qëllim, konfirmoi përgjimet e dy krerëve të legjislativit dhe ekzekutivit. Gjithsesi kjo nuk prodhoi ndonjë furtunë brenda rradhëve të Shërbimit. Të paktën jo në pamjen e jashtme. Madje me kalimin e kohës u raportua se mes kreut të SHISH dhe qeverisësve të majtë, situata ishte normalizuar. Aq sa sot nuk flitet për ndonjë konflikt mes SHISH dhe qeverisë, siç ndodhte rëndom vite më parë.
Dublimi i përgjimeve, një problem i vjetër dhe i ri
Në vitin 2011 e më pas, në revisën Java botonim një cikël artikujsh e intervistash, në lidhje me atë që quhej asokohe “liberalizimi” i përgjimit, duke ja akorduar këtë të drejtë, nga ana teknike, shumë agjencive shtetërore. Në një shkrim të vitit 2011, nënkryetari i komisionit të sigurisë të asaj kohe Ilir Gjoni, shkruante se “aktualisht vendi ynë gjendet në një situatë absurde sa i përket rregullimit të veprimtarisë së shërbimeve që kryejnë funksione inteligjence. Në perceptimin e opinionit publik, por jo vetëm të atij, por dhe atë mediatik e madje dhe politik, ekziston idea se shërbim inteligjent kryen vetëm SHISH. Në të njëjtën kohë, opinioni publik dhe të gjithë aktorët e interesuar për transparencën e funskionimit të institucioneve të ekzekutivit, nuk janë të vetëdijshëm për veprimtarinë e të gjitha shërbimeve inteligjente që operojnë në vendin tonë, si dhe për faktin se si rezultat i nevojave të caktuara, janë krijuar mjaft agjenci të cilat kryejnë funksione inteligjence”.
Kjo deklaratë e Ilir Gjonit, faktohej nga ana e tij, duke rreshtuar të gjithë listën e institucioneve që kishin përfituar të drejtën e përgjimit, pas modifikimeve ligjore që u bënë nga parlamenti i kohës. Gjoni shkruante për Java se me përgjimin merren tashmë edhe SHIU, Shërbimi Informativ Ushtarak, Njësia e Inteligjencës Financiare (NIF), që është në varësi të Ministrisë së Financave (MF), Shëerbimi i Kontrollit në Ministrinë e Brendshme (SHKB), Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve (SHKBB), si dhe Departamenti Operativ dhe Hetimor (DOH), që është një agjenci në strukturën e Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave (DPD). Së fundi, është edhe Drejtoria e Hetimit Tatimor (DHT), nën strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), e cila njësoj si DPD është një agjenci që varet nga Ministri i Financave.
Nuk është vetëm Ilir Gjoni që e ka ngritur këtë shqetësim. Sepse ajo situatë vijon të jetë e pranishme edhe sot, në pozitat e viteve më parë. Pra, edhe sot, institucionet e sipër përmendura gëzojnë, të paktën në teori, të drejtën për të kërkuar dhe aplikuar përgjime të ndryshme, mbi persona të caktuar. Sekretari i komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj konfirmon gjithçka për revistën “Java”. “Situata vijon të jetë si më parë dhe personalisht kam qenë dhe jam kundër liberalizimit të procesit të përgjimeve në shumë duar. Kam shkruar e folur vite më parë për këtë problem dhe i qëndroj asaj që kam thënë dikur”, thotë Lutaj, i cili shton se mbajtja e kësaj situate, krijon rreziqe të ndryshme për ligjshmërinë dhe të drejtat e njeriut.
Skënder Minxhozi