• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Rrumi ushtar i Xhuxhit”, për çfarë e denonconte Basha mikun e prokurorit dhe dritëhijet e Arjan Ndojit

by Java News
02/11/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Landi Muharremi, personi që ishte me prokurorin Arjan Ndoja në makinë ku iu bë atentat pasditen e djeshme, është një emër i përmendur nga politika. Në 28 tetor të 2018-ës, lideri demokrat Lulzim Basha, në një takim në Manzë, e ka përmendur Muharremin përmes pseudonimit të tij, “Rrumi”, ku thotë se ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit. Kryedemokrati Basha e cilëson “Rrumin” ushtarë të Vangjush Dakos, ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, sipas të cilit, Landi Muharremi “ka bërë kërdinë për zgjedhjet”, duke nënkuptuar presionet për votat në favor të Partisë Socialiste.

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Mirë, dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon në mendje për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga krimi dhe jo nga vota e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin”, shprehej Basha në tetor të 2018-ës në Manzë.

Por edhe sot, ish-deputeti Ervin Salianji, tha se Landi Muharremi, që ka disa emra, edhe Pëllumb Muharremi dhe së fundi Aleksandër Laho, ka kërcënuar në vitin elektorale 2015, komisionerë të Partisë Demokratike.

“Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pellumb Muharremi dhe Bert dhe Gëzim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetē çdo përfaqësues të PD në komisione duke lënë bosh shumicen e komisioneve në ish Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese!”, tha Salianji.

Edhe Prokurori Arjan Ndoja është vënë së fundi në qendër të akuzave politike, ndërkohë që prej gjashtë muajsh ka në dorë hetimin e dosjen e pronave në fshatin Draç, Ishëm, në zonën e Gjirit të Lalzit. Pikërisht një çështje e tillë pronësie në zonën mjaft të zhvilluar turistike, ka pasur në qendër edhe Landi Muharremin. Ky i fundit dyshohet të jetë përfshirë edhe në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016 i cili donte të investonte në Gjirin e Lalzit në tokën ku Muharremi pretentonte pronësinë.

Për prokurorin Arjan Ndoja kryeministri Edi Rama foli me emër dhe mbiemër kur tha se mbështet bandat e krimit dhe i bën presion nëpunësve të shtetit për të grabitur pronat.

Gjatë periudhës 4-vjeçare që nuk ishte prokuror, Arjan Ndoja ushtroi funksionin e avokatit, ku mbrojti emra të njohur të botës së krimit. Në këtë periudhë ai shtoi pasurinë e tij me 740 mijë euro. Në vitin 2008 ai u kallëzua nga ILDKP për deklarim të rremë të pasurisë, por Prokuroria pushoi procedimin penal. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Përgjithshme ndërpreu edhe pezullimin e përkohshëm nga detyra duke e rikthyer në pozicionin e prokurorit.

Emrat që përdorte “Rrumi”

1. Landi Muharremi
2. Pëllumb Muharremi
3. Aleksandër Laho /shqiptarja.com/

Next Post
CENSUSI i popullsisë nis në tetor 2020, feja dhe etnija sërish me ‘dëshirë’, por ka gjoba nëse nuk përgjigjeni për disa pyetje

CENSUSI i popullsisë nis në tetor 2020, feja dhe etnija sërish me 'dëshirë', por ka gjoba nëse nuk përgjigjeni për disa pyetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com