• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rrumbullaku paguhet tre herë më pak se një OPGJ i SPAK”/ Hoxha: Prokurorin e kërcënuan, por policit i hodhën 100 plumba

by Java News
18/03/2024 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka folur për kërcënimin ndaj një prokurori të SPAK, fakt të cilin e deklaroi Altin Dumani, por pa përmendur se për kë bëhet fjalë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Artan Hoxha tha se situata është sigurisht shqetësuese, por shtoi se prokurorët e SPAK kanë eskorta dhe mbrojtje të barabartë me kryeministrin, ndërsa personat më të pambrojtur janë policët, siç dëshmoi atentati me 100 plumba ndaj policit në Shkodër, Gjergj Ndërshtiqaj.

“Emrin e prokurorit nuk e ka dhënë as zoti Dumani. Madje pati një reagim nga SPAK për të treguar që kjo është pjesë e punës. Çështja u mediatizua dhe u politizua. Reagoi i pari Basha.

Por, kur krahasoj kërcënimit nëpërmjet rrjetit telefonik që i bëhet prokurorit, dhe kërcënimit me 100 plumba ndaj oficerit, jemi në situatë krejt tjetër.

Ka 325 dëshmorë nga policia e shtetit dhe asnjë prokuror dhe gjyqtar të rënë në krye të detyrës. Heronj deri tani ka patur policia.

A është shqetësuese që kërcënohen? Sot ata kanë mbrojtjen më të madhe, edhe se kryeministri. Edhe familjet e tyre lëvizin me eskortë. Kanë mbrojtje ligjore, rroga të larta, janë më të paguarit.

Sot Muhamet Rrumbullaku, paguhet tre herë më pak se oficeri i policisë gjyqësore. Kurse polici e ka rrogën 520 mijë lek të vjetër.

Nëse krimi i organizuar kërcënon prokuror dhe gjyqtarë, janë vetëm në fazën e fillimit, sa më shumë të ashpërsohet drejtësia… Kur të ngelen në dënimet maksimale dhe t’ju sekuestrojnë pronat, atëherë nisin goditjet.

Kur u godit prokuroria italiane dhe gjyakta? Kur goditi fort Coza Nostra.

Deri në këtë moment, jemi në situatë ende ku bosët mendojnë se mund të menaxhojnë çështjet kundër tyre. Shkojnë jashtë, rrinë në Dubai, Stamboll, Skandinavi, Amerikë Latine. Mendojnë se mund të vazhdojnë narkotrafikun dhe të negociojnë për dënime sa më të ulëta.

Meqenëse jemi te ekstradimet, në datën 17 janar, doli lajm me bujë që u arrestua personi Julian Meçe. Ka qenë drejteus i Range Rover kur iu bë atentat Plarent Dervishit. Mbas kësaj ngjarje, në nëntor ka ndodhur atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi. Julian Mece u shpall në kërkim, u dha me bujë që do ta sjellim në Shqipëri. Sot, Julian Mecaj është i lirë, është liruar nga polica e Emirateve, është lejuar të vazhdojë jetën i lirë dhe qetësish”, tha Hoxha./m.j

Next Post
Zbardhet urdhri i gjykatës: Princi, të mos qëndrojë në Pallatin Mbretëror! Elia duhet të largohet kur Leka të takojë vajzën

“U shokova kur pashë shenjat e dhunës në trup, mezi çohej në këmbë”, gazetarja: Ja çfarë filmuan kamerat e Pallatit Mbretëror, Princi Leka…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

August 18, 2026
Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

August 18, 2026
Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

August 18, 2026
VIDEO/ Makina përplas monopatinën elektrike në Vlorë, plagoset rëndë drejtuesi

VIDEO/ Makina përplas monopatinën elektrike në Vlorë, plagoset rëndë drejtuesi

August 18, 2026
Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

August 18, 2026
Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Vrasja e francezit në Ksamil/ Momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari u kap i fshehur në bagazhin e makinës (VIDEO)

August 18, 2026
Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

August 18, 2026
Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

August 18, 2026
Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

August 18, 2026
Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com