• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugorët ndëshkojnë këmbësorët/ Qibini: Shkelës, jo vetëm shoferët por edhe kalimtarët

by A R
06/08/2023 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë të gjithë ata këmbësorë që do të kalojnë me semafor të kuq apo jashtë vijave të bardha do të ndëshkohen.

Kreu i policisë rrugore në Tiranë, Besmir Qibini, thotë se duhet një balancë të ndëshkimit për të gjithë përdoruesit e rrugës, duke filluar nga drejtuesit e mjeteve, këmbësorët, përdoruesit e biçikletave etj.

BESMIR QIBINI

POLICIA RRUGORE

Për disa shkelje ku më përpara nuk konstatoheshin ose nuk ndëshkoheshin nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, kemi filluar të marrim masa administrative për përdoruesit e rrugës, që nënkuptojmë këmbësorët, përdoruesit e biçikletave, motomjetet etj. Më parë mbase ndëshkoheshin vetëm përdoruesit e mjeteve dhe ne po bëjmë një balancë të ndëshkimit të të gjithë kategorizimit të përdoruesve të rrugës.

Qibini shprehet se fillimisht qytetarët janë këshilluar nga efektivët, por disa shkelje janë të rënda duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të personave të tjerë. Për shtimin e monopatinave kreu i policisë rrugore thekson se drejtuesit e tyre kryejnë shkelje të shumta.

Kryesisht kemi filluar me sensibilizim për këmbësorët të cilët nuk respektojnë vizat e bardha, kalojnë barrierat në rrugët interurbane kryesore si në Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, apo Tiranë-Elbasan si dhe rrugë të tjera kryesore, apo edhe në nënkalime që nuk kanë viza të bardha që janë të rrezikshme dhe njolla të zeza. Kryesisht edhe për përdoruesit e patinave elektrike që shpesh herë hyjnë në rrugë kundravajte apo me semafor të kuq, pra për shkelje determinante kryesore.

Sa i takon trafikut në kryeqytet, këtë vit si rrallë herë Tirana sipas Qibinit është në fluksin  e saj.

Këtë vit radhë herë nga vitet e tjera, pasi në Tiranë gjatë kohës së pushimeve verore Korrik dhe në Gusht kemi patur një rënie të trafikut gjatë viteve të mëparshme, këtë vit kemi një ndryshim të dinamikës së trafikut rrugor ku vihet re një shtim të mjeteve. Pra gjatë 12 muajve të vitit, Tirana ka të njëjtin temp të trafikut rrugor dhe të njëjtin fluks.

Policia Rrugore ka shtuar patrullat e shërbimit sidomos pranë aeroportit të Rinasit, ku fluksi i pasagjerëve ka qenë në rritje.

/a.r

Next Post
Dita kur vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi në klubin e fshatit: Sot është dita jonë, më bëj një raki

Dita kur vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi në klubin e fshatit: Sot është dita jonë, më bëj një raki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com