• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rrugëtojmë nën një flamur”, motoristët nga Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë (GALERI)

by A R
29/11/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton “Rrugëtojmë nën një flamur”, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Enduro Albania & Mc Eagles”, mblodhën dje në Bulevardin e ri, me rastin e festës së Ditës së Pavarësisë, motoristë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët dhuruan një shfaqje për të gjithë të apasionuarit pas mjeteve sportive. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aktivitetit duke theksuar se bashkimi mes njerëzve është më i rëndësishmi dhe nëse shqiptarët bashkëpunojnë, atëherë asgjë nuk mund t’i ndajë ata.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në vend të akuzave dhe të ngritjes së pengesave artificiale ndaj njëri-tjetrit, fokusi duhet të jetë tek puna dhe tek rritja e bashkëpunimit. “Sheshi “Skënderbej” ka filluar si projekt 1 vit pas pavarësisë, në 1913-n. Do të thotë se kur ne shqiptarët pengojmë njëri-tjetrin, abuzojmë me energjinë e tjetrit, kur shajmë njëri-tjetrin, sigurisht s’ndodh asgjë dhe duhen 104 vjet për të bërë një shesh. Ama, kur ne vendosim të bashkëpunojmë, edhe sheshin e ndërtojmë për 10 muaj, edhe pavarësinë e shpallim, edhe ekonominë e çojmë përpara”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se mësimet e nxjerra gjatë këtyre 105 viteve, duhet të na shërbejnë për të ecur përpara. “Pyetja nuk është për 105 vitet që kaluan, por për 105 vitet që do të vijnë, e nëse në 105 vitet që do të vijnë do ta harxhojmë kohën kot, s’do të ecim përpara. Ama, nëse mësimet që kemi nxjerrë në 105 vitet që kaluam na kthehen në mësime për të ardhmen që të jemi bashkë, që të punojmë bashkë, që ta kemi mendjen te puna e jo te fjalët, siç jemi sot krah-përkrah me njëri-tjetrin të jemi në çdo sfidë, në çdo situatë, nuk ka zot që na ndal që shqiptarët të ecin përpara”, tha kreu i Bashkisë.

Duke u ndalur tek parada me motorë e motoçiklistëve nga Shqipëria dhe Kosova, Veliaj u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që pasioni të jetë në harmoni të plotë me ligjet dhe të garantohet edhe jeta e qytetarëve. “Mund ta kesh pasion motorin, ama si “Enduro Albania” që gjithë kohën mëson të respektosh kalimtarin, të respektosh një grua që kalon rrugën, një fëmijë, një person me aftësi të kufizuara, duhet të respektosh edhe rregullat e qarkullimit. Ndaj, një nga arsyet pse e vlerësoj Enduro Albania-n, është se nuk promovon vetëm motorin si mjet pune, ose si mjet udhëtimi, por kulturën që pasioni yt të jetë në harmoni me gjitha ligjet”, u shpreh Veliaj.

Më pas, qytetarët patën mundësi që të ndiqnin një program të ngjeshur artistik me muzikë,  dhe garën “Super Moto”, ku në fund të saj u shpërndanë çmime për fituesit.

Ndërkohë, pasditen e djeshme, me rastin e festave kombëtare të Nëntorit, 105-vjetorin e Pavarësisë dhe 73-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe federatave të Volejbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, u zhvillua në ambientet e reja të Parkut Olimpik, turneu “Kupa e Flamurit” në volejboll për femra. Përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre, teksa turneun e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /b.d

Next Post
Tre miliardë dollarë për Evropën, investimi i Kinës përçan vendet e BE

Tre miliardë dollarë për Evropën, investimi i Kinës përçan vendet e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In