• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugëtimi i qeverive “Rama”, 10 vite në pushtet, çdo vit me ministra të ndryshëm

by A R
03/09/2023 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e PS, planifikuar të zhvillohet ditën e henë, ka shtuar jo pak ethet për kabinetin qeveritar. Dhe jo pa arsye, pasi Edi Rama nuk i ka kursyer ndryshimet në qeveri sa herë që e ka parë të arsyeshme, njëherë me argumentin e riorganizimit, e herë të tjera për mënyrën se ministrat e tij kanë menaxhuar ngjarjet e paparashikuara.

I vetmi element i përkashkët që ka shoqëruar të gjitha këto ndryshime, ka qenë ekskluziviteti i Kryeministrit Rama për të bërë publike këto ndryshime.

Ndryshimin e parë në qeveri, Edi Rama e bëri pas 300 ditësh qeverisje. Në 1 Gusht, të vitit 2014, në një konferencë për shtyp, Edi Rama njoftoi dorëheqjen e dhënë nga ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dhe zëvendësimin e tij me deputeten e PS-­së, Ermonela Felaj.

Në 2015, kandidimi i Erion Veliajt për kreun e Bashkisë Tiranë, la bosh Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Në Maj të këtij viti, Edi Rama këtë post ia besoi Blendi Klosit. Në të njëjtin vit, dorëheqja e Nasip Nacos, solli në krye të Ministrisë së Drejtësisë Ylli Manjanin.

Teksa në dy vitet e para, ndryshimet kishin ardhur nga dorëheqjet, në 2016 Edi Rama nis shkarkimet e para. Në Shkurt të këtij viti, ministri i Financave, Shkëlqim Cani u shkarkua nga detyra me vendim të shefit të ekzekutivit, duke emëruar në këtë post Arben Ahmetajn.

Në vend të Ahmetaj tek Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes u emërua Milva Ekonomi, deri atëhere zv/ministre e Shëndetësisë.

Në 2 Shtator 2016, jep dorëheqjen ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Nga LSI u propozua si zëvendësues i tij: Sokol Dervishaj, deri aso kohe shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Në Mars të vitit 2017, Edi Rama shkarkoi mininistrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministrin e Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi si dhe Damian Gjiknurin.

Në 30 Janar të vitit 2017, Edi Rama firmos shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, pa dhënë motiv. Në vend të tij propozohet Petrit Vasili. Në konferencën e zhvilluar fill pas publikimit të lajmit, Manjani foli për përplasjet që kishte pasur me Kryeministrin dhe akuzoi rëndë disa ministra të kabinetit të tij për afera korruptive.

Ndryshimet më të bujshme në qeveri u shënuan në vitin 2018. Nëpërmjet asamblesë kombëtare të PS, kreu i ekzekutivit njoftoi riformatimin e thellë të kabinetit qeveritar, duke zëvëndësuar edhe ministra që qëndronin prej 5 vitesh në detyrë. E veçanta e këtyre ndryshimeve ishte futja në qeveri e figurave pa kontribut në politikë.

Protesta e studentëve i dha një shtysë të fortë largimit të Lindita Nikollës nga posti i Ministrisë së Arsimit, duke ia dhënë këtë post një figure të panjohur në politikën shqiptare, Besa Shahinit e cila vinte nga Kosova.

Një tjetër figurë të panjohur në arenën politike dhe po ashtu që vinte nga Kosova, Rama e solli në krye të Ministrisë së Jashtme. Gent Cakaj, zëvëndësoi Ditmir Bushatin, i cili në atë periudhë kishte një marrëdhënie të krisur me Kryeministrin Rama. Largimi nga qeveria i Ditmir Bushatit, u pasua edhe nga largimi në parti.

Ministria e Financave iu besua Anila Denajt, Belinda Balluku mori postin e ministres në Ministrinë e Infrastrukturës. Blendi Çuçi u emërua në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Elva Margariti në Ministrinë e Kulturës, Eduart Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Sipërmarrjes. Në këtë vit, Edi Rama ktheu Ministrinë për marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërsa për postin e zv/kryeministrit, zëvendësoi Senida Mesin me Erion Braçen.

Ndonëse u emëruan me bujë, ministrat e shumë vlerësuar nga Kosova nuk spikatën në qeverinë Rama, duke mos përfunduar as mandatin në krye të ministrive. E para që u dorëzua ishte Besa Shahini e cila u largua nga detyra, dy vite pasi qëndroi në krye të Ministrisë së Arsimit. Në vend të saj u emërua Evis Kushi.

Ndërsa Gent Cakaj, i cilësuar nga Kryeministri Rama si njeriu më i ditur, nuk shkëlqeu me performancën e tij, Ai dha dorëheqjen duke i hapur rrugë Olta Xhaçkës në krye të këtij posti. Ndërkohë në vend të Xhaçkës, në Ministrinë e Mbrojtjes u emërua Niko Peleshi.

Në 2021, Rama bën një tjetër riformatim në qeveri, duke shtuar ministritë e shtetit. Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi për Rininë dhe Fëmijët, Milva Ekonomi për Standardet dhe Shërbimet.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, mori  postin e zëvendëskryeministrit, duke pasuar Erion Braçen, i cili e kishte bërë të qartë vetë se nuk do të ishte më pjesë e ekzekutivit të ri. Ndryshime pati në krye të Financave dhe Ekonomisë, ku Anila Denaj, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj, ish-drejtoresha e Tatimeve. Në Ministrinë e Drejtësisë ikën Etilda Gjonaj. Në vend të saj, Ulsi Manja, i cili vitet e fundit drejtoi Komisionin parlamentar të Ligjeve. Edhe në krye të Bujqësisë erdhi një emër i ri, Frida Krifca, e cila pasoi Milva Ekonomin. Kjo e fundit mori një ministri pa portofol, atë për Standartet dhe Shërbimet.

Një vit më parë, Edi Rama i dha goditjen një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, Arben Ahmetajt, i cili ishte vënë në shënjestër të akuzave të opozitës për çështjen e inceneratorëve. Në Korrik të vitit 2022, Ahmetaj, u shkarkua nga posti i zv/Kryeministrit.

Në 3 mandate qeverisjeje, ajo çfarë bie në sy është se thuajse asnjë ministër nuk ka arritur të plotësojë një mandat të plotë. Dikasteri që ka ngrënë më shumë koka ministrash është ai i Brendshëm. Që nga vitit 2013, kjo ministri ka pësuar 6 ndryshime. Ndryshimi i fundit është bërë 1 muaj më parë, ku këtë post, Edi Rama ia besoi Taulant Ballës, pasi shkarkoi Bledi Çuçin.

Gjithsesi, suspanca e ndryshimeve të radhës vijon. Për asamblenë e 4 Shtatorit, Edi Rama nuk i ka mohuar ndryshimet në qeveri. Ndonëse janë të shumtë emrat që përfliten, ekskluzivitetin e mban sërish për vete. E vetmja lëvizje e sigurt, është riformatimi i Sekretariatit të Partisë. Pas shkarkimit që u bëri në Asamblenë e një muaji më parë, Edi Rama pritet të njoftojë emrat e rinj.

/a.r

Next Post
Dy dëshmorët nga Ishmi e Lazarati te Pazari i Ri po presin Këshillin Bashkiak!

Antiheronjtë nuk i bën dot heronj, as Bashkia, as Partia !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In