• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrugëtimi i dhimbshëm i familjes së vajzës së vrarë nga Hamasi

by A M
03/11/2023 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për familjet e viktimave të sulmit të Hamasit, pritja e dhimbshme për identifikimin e trupave të të dashurve të tyre nuk ka mbaruar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, vizitoi familjen e viktimës Shani Louk. Ata morën këtë javë konfirmimin për vdekjen e vajzës.

22-vjeçarja Shani Louk u bë simbol i mizorisë së Hamasit.

Ajo është një ndër 260 personat e vrarë nga militantët e Hamasit që sulmuan një festival muzikor në Izraelin jugor më 7 tetor.

Babai i Shanisë, Nissim Louk, thotë se familja e saj pikasi tatuazhet në trupin e një gruaje pa ndjenja mbi një kamion plot me burra të armatosur.

“Vajza ime, Shani, është një vajzë e bukur, dhe shumica e njerëzve e panë në një moment të tmerrshëm. E kishin hedhur mbi një kamion dhe po e çonin në Gazë. Dhe që atëherë, sigurisht nuk patëm asnjë të dhënë se ku gjendej trupi i saj. Por morëm konfirmim të plotë se ka vdekur dhe se ishte qëlluar në vendin ku po bëhej festa”, tregon babai i saj.

Nissim Louk thotë se familja nuk e dinte se Shania kishte shkuar në festivalin e muzikës atë ditë.

“Isha i sigurtë se do ishte në Tel Aviv, në apartamentin e saj. Kështu që i telefonuam që t’i thonim të futej në vendstrehim, pasi e dinim që flinte shumë në mëngjes. Donim t’i thonim që të strehohej për shkak se kishte raketa që binin gjithandej. Pastaj na u përgjigj: “Jemi tek festa në jug, pranë Gazës, dhe do shkojmë drejt Tel Avivit pasi këtu është rrëmujë”,” tregon ai.

Megjithëse panë videon ku familja mendoi se shfaqej vajza e tyre, ata e ruajtën shpresën pasi morën një mesazh nga një aktivist në Gazë se Shania gjendej në një spital.

Këtë javë, familja mori konfirmim për vdekjen e saj nga një ekip mjekoligjor që ekzaminoi një pjesë nga kafka e saj.

“Është shumë e vështirë të dimë se vajzën tonë të dashur e vranë dhe se ndoshta as nuk do t’ia shohim trupin ndonjëherë. Por, nga ana tjetër është një lehtësim, pasi e dimë se vdiq dhe nuk vuajti shumë. Dhe se nuk gjendet në tunelet e nëndheshëm të Hamasit”, thotë babai i saj.

Në bazën izraelite ku punon ekipi i ekspertëve mjekoligjorë, vazhdojnë të mbërrijnë trupat e viktimave, shumë prej tyre të gjymtuar dhe të vështirë për t’u identifikuar.

“Kemi parë shenja abuzimi. Kemi parë trupa me kokë të prerë. Kemi parë trupa që u janë prerë gjymtyrët. Kemi parë trupa që u janë vënë pranga. Kemi parë trupa që janë djegur. Mendoj se mjaftojnë për të thënë se këto nuk janë ato që shikon normalisht në një skenë krimi”, thotë Dr. Michael Levin Elad, drejtuese në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të Policisë Kombëtare Izraelite.

Në shtëpinë e familjes Louk, vijnë për t’i ngushëlluar të afërmit e viktimave të tjera, si babai i një rezervisti të vrarë në Kfar Aza.

Nissim Louk thotë se Izraeli dëshiron paqe, por se Hamasi duhet të paguajë për ato që bëri.

Ndërkohë, zonja Elad thotë se misioni kryesor i ekipit mjekoligjor është të ndihmojë familjet, si familjen Louk, që të mësojnë se çfarë u ndodhi njerëzve të tyre të dashur.

/a.d

Next Post
Moti i keq, OSHEE: Rikthehet energjia në 73% të zonave të prekura

Moti i keq, OSHEE: Rikthehet energjia në 73% të zonave të prekura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

October 4, 2026
Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

October 4, 2026
Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

October 4, 2026
Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

October 4, 2026
“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

October 4, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

October 4, 2026
“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
Hetimi/ 3335 celularë dhe karta SIM, politikanë dhe anëtarë të grupeve kriminale në përgjim nga SPAK!

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

October 4, 2026
BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com